LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i BQK-së: Rregullorja e re nuk e ndalon transferin e parave, por ato duhet të jenë në euro

Guvernatori i BQK-së: Rregullorja e re nuk e ndalon transferin e parave, por ato duhet të jenë në euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka shpjeguar Rregulloren e re për operacionet me para të gatshme, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt 2024.

Ismaili tha se kjo Rregullore nuk e ndalon transferin e parave nga asnjë shtet por se ato duhet të jenë në euro.


Vendimi për ndalimin e dinarit në Kosovë ka nxitur reagime të diplomatëve të huaj të akredituar në Kosovë, organizatave ndërkombëtare e të serbëve lokalë.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka përsëritur kërkesën e SHBA-së drejtuar autoriteteve të Kosovës që zbatimi i Rregullores së BQK-së të shtyhet.

Guvernatori i BQK-së tha se qytetarët serbë në Kosovë mund të pranojnë para në valutën euro nga Serbia në llogaritë e tyre bankare.

Ndalimi i dinarit, guvernatori i BQK-së: Kjo është luftë kundër shpëlarjes së parasë dhe terrorizmit
Lexo po ashtu Ndalimi i dinarit, guvernatori i BQK-së: Kjo është luftë kundër shpëlarjes së parasë dhe terrorizmit

“Kjo Rregullore e ka rregullu ‘cash’-in dhe kush ka të drejtë të importojë. Rregullorja nuk e ndalon transferin e mjeteve. Nëse institucionet e Serbisë dëshirojnë me transferu mjete në Kosovë janë të lejuar në një llogari bankare pa kufizim. Çdo qytetar i Kosovës, duke përfshirë serbët, mundet me pranu para në euro nga Serbia dhe e gjithë bota. Ata kanë llogari bankare sepse pranojnë pensione dhe ndihma nga Kosova, në të njëjtën llogari mund të marrin edhe ndihmat nga Serbia”- tha guvernatori i BQK-së për Kallxo.

Guvernatori shpejgoi se qytetarët mund të mbajnë ‘cash’ si kursime apo edhe për nevoja të tjera të tyre, por ato nuk mund të përdoren si mjet pagese.

Gjithashtu guvernatori tha se Rregullorja e re ka përcaktuar mënyrën e importit të parave në Kosovë.

Prokuroria e Pejës jep detaje rreth automjetit me dinarë serbë që u ndalua dje
Lexo po ashtu Prokuroria e Pejës jep detaje rreth automjetit me dinarë serbë që u ndalua dje

Të gjitha institucionet financare që do të importojnë para në Kosovë nga 1 shkurti do të duhet të kenë një leje speciale dhe autorizim nga BQK.

Mbi 200 milionë euro (në dinarë serbë) kanë hyrë në Kosovë nga Serbia në vitin 2023, ka thënë guvernatori Ismaili.