LAJMI I FUNDIT:

Guti: Messi më i talentuar, Ronaldo më ambicioz

Guti: Messi më i talentuar, Ronaldo më ambicioz
Foto: Getty/Goal

Ish-legjenda e Real Madridit, Guti ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka më shumë talent se Cristiano Ronaldo, por sulmuesi i Juventusit është më ambicioz.

Qëndrimi i Messit dhe Ronaldos në mesin e të mëdhenjve të futbollit debatohen shpesh, me dyshen që kanë fituar nga pesë Topa të Artë secili dhe shumë trofe e çmime individuale.


Pesë lojtarët dhe pesë trajnerët më të paguar - Prijnë Messi dhe Simeone
Lexo po ashtu Pesë lojtarët dhe pesë trajnerët më të paguar - Prijnë Messi dhe Simeone

Messi i Barcelonës ka shënuar plot 32 gola këtë sezon dhe 42 në të gjitha garat, ndërsa Ronaldo ka shënuar 19 gola në Serie A dhe 24 në të gjitha garat për kampionët italianë.

Ronaldo dhe Messi po dominojnë botën e futbollit tash e 11 vite (Getty Images)

I pyetur për të zgjedhur midis Messit dhe Ronaldos, ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, i cili tani është ndihmës-trajner te Besiktasi dha një hipotezë interesante.

“Të dy. Është e vërtetë që kohëve të fundit kam zgjedhur Messin, por unë e vlerësoj shumë atë që ka bërë Cristiano, ai është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Guti për gazetën spanjolle Marca.

Messi koleksionon edhe dy rekorde tjera të mëdha në La Liga
Lexo po ashtu Messi koleksionon edhe dy rekorde tjera të mëdha në La Liga

“Messi ka më shumë talent, Cristiano është më shumë një golashënues, më shumë ambicioz, ai është një lojtar i vetë-bërë”.

“Është e pabesueshme që në epokën e Messit ai ka mundur të fitojë pesë Topa të Artë. Është shumë i rëndësishëm, e tregoi në Real Madrid”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/