LAJMI I FUNDIT:

Guardiola mohon se City do ta transferojnë Olmon: Është lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk jemi të interesuar

Guardiola mohon se City do ta transferojnë Olmon: Është lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk jemi të interesuar

Dani Olmo është njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në Evropë.

Anësori spanjoll vite më parë ishte larguar nga Barcelona për të bërë karrierë në Kroaci me Dinamo Zagrebin.

Pas shkëlqimit me kroatët, Olmo iu bashkua Leipzigut ku po shkëlqen edhe me fanellën e futbollit gjerman.

Barcelona është skuadra favorite për të nënshkruar me ish-talentin e La Masias, por në garë mbetën edhe skuadra tjera të mëdha.

Gjithsesi, Manchester City duket se nuk është i interesuar për lojtarin dhe këtë tanimë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll e ka lavdëruar Olmon, por ka theksuar se City nuk është i interesuar për ta transferuar atë në Etihad Stadium.

“Ne nuk jemi të interesuar. E them këtë, por duhet theksuar se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë e admiroj faktin që ai pati guximin të largohej nga Barcelona për të shkuar në Kroaci dhe për të treguar talentin e tij”, deklaroi Guardiola

Leipzig dhe City takohen nesër mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori