LAJMI I FUNDIT:

Guardiola konfirmon lëndimin e Jesusit, flet edhe për atë të De Bruynes

Guardiola konfirmon lëndimin e Jesusit, flet edhe për atë të De Bruynes
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 31: An injured Kevin De Bruyne of Manchester City is given assistance during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on December 31, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Manchester City ka humbur sot (e diel) dy lojtarë, Gabriel Jesusin dhe Kevin de Bruynen shkaku i lëndimeve.

Ndeshja e fundit e vitit 2017 nuk ishte më e mira për liderin aktual të Ligën Premier, Manchester Cityt.


Crystal Palace ndal serinë e fitoreve të Man Cityt, Qytetarët e përfundojnë vitin me barazim (Video)
Lexo po ashtu Crystal Palace ndal serinë e fitoreve të Man Cityt, Qytetarët e përfundojnë vitin me barazim (Video)

Jo vetëm për barazimin pa gola ndaj Crystal Palace, por edhe pse humbën dy lojtarë shkaku i lëndimeve.

I pari ishte sulmuesi brazilian, Jesus, i cili lëndoi gjurin dhe u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 22-të, ndërsa i dyti ishte belgu de Bruyne, i cili la ndeshjen në minutat e fundit.

Jesus lëndohet keq, lëshon fushën me lot në sy (Foto)
Lexo po ashtu Jesus lëndohet keq, lëshon fushën me lot në sy (Foto)

Pas ndeshjes është vet trajneri Pep Guardiola, i cili ka konfirmuar lëndimet e futbollistëve të tij, ku për brazilianin thotë se ka shpëtuar mirë pa humbur sezonin, ndërsa lëndimi i belgut është më i lehtë.

Jesus duke u larguar nga ndeshja me lot në sy pas lëndimit

“Jesus ka probleme me ligamentin e gjuri. Po që se do të ishte ligamenti kryqëzor, ai do të mbetej jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit dhe rikuperimi i tij do të shkonte nga gjashtë muaj deri në një vit”, ka thënë fillimisht Guardiola.

De Bruyne u detyrua ta lëshoj në fund fushën (Getty Images)

“Ai [Jesus] pritet të jetë jashtë fushave nga një deri në dy muaj”.

“Kevin De Bruyne ishte me fat me lëndimin e tij, të shohim në ditët në vazhdim sa do të jetë mungesa e tij”, përfundoi trajneri i Man Cityt. /Telegrafi/