LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Ishte një ditë e keqe dhe humbën ndeshjen ndaj Wolves

Guardiola: Ishte një ditë e keqe dhe humbën ndeshjen ndaj Wolves
Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City e pati një ditë të keqe pas humbjes së tyre 2-0 ndaj Wolverhamton.

Kampionët aktual të Ligën Premier dolën në fushë sot (e diel) duke e ditur që ata kishin nevojë për të ofruar një përgjigje ndaj liderëve të Liverpoolit.


Por, ata u befasuan në shtëpi duke humbur ndeshjen e parë në ligë këtë sezon para tifozëve të tyre në Etihad.

Wolverhamptoni e befason Cityn, e mposht kampionin në Etihad
Lexo po ashtu Wolverhamptoni e befason Cityn, e mposht kampionin në Etihad

Trajneri katalunas pranon që skuadra e tij, e cila vazhdon të vuajë shkaku i lëndimeve në mbrojtje, nuk arriti t’i ndalë sulmuesit e Ujqërve, në veçanti Adama Traoren.

“Ne filluam mirë, mjaft mirë por pranuam gola në kundër-sulme. Nuk ishim në maksimumin tonë dhe kur ju pranoni një kundërsulm të shpejtë, kishim shanse të shënonim por ishte një ditë e keqe dhe humbëm ndeshjen”, ka thënë fillimisht Guardiola për BBC Sport.

Notat e lojtarëve: Manchester City 0-2 Wolverhampton, shkëlqen Traore
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Manchester City 0-2 Wolverhampton, shkëlqen Traore

“Nuk kemi bërë proces të mirë, kemi pasur probleme në atë kuptim. Jemi një ekip që luan një mënyrë specifike por ishte një ditë e keqe, kjo ndodh ndonjëherë”.

“Kur fitoni ndeshje, ju mendoni për tjetrën. Tani kemi pushimin ndërkombëtar, atëherë mund të kthehemi dhe të shkojmë në ndeshjet tjera”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori