LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që i ka dhënë goditjen e fundit “Shtetit Islamik”, ajo është makthi i militantëve (Foto/Video)

Gruaja që i ka dhënë goditjen e fundit “Shtetit Islamik”, ajo është makthi i militantëve (Foto/Video)

Forcat Demokratike siriane (SDF) kanë valëvitur flamurin në stadiumin e qytetit Raqqa, veprim ky që në mënyrë simbolike shënon çlirimin e këtij qyteti nga kthetrat e organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Një video është shfaqur në internet ku shihet se si militanti i fundit i ISIS-it del nga spitali dhe futet në autobus, i cili po i dërgon në një vend të panjohur, transmeton Telegrafi.


Operacionin ushtarak që kanë marrë pjesë 15 mijë ushtarë e ka udhëhequr Rojda Felat, kurdja e cila lufton përkrah pjesëtarëve të Forcave Demokratike siriane qysh nga vitit 2012.

Fjala është për gruan 36-vjeçe e cila për asnjë moment nuk e ka fshehur qëllimin e saj kryesor – “lirimin e të gjitha grave kurde dhe siriane” nga dhuna. Kurse qëllimi i saj i dytë është çlirimi i Sirisë nga terrorizmi.

Shoqëria kurde dhe ajo siriane është patriarkale, kurse gjatë luftës së përgjakshme kundër ISIS-it kanë luftuar edhe shumë gra.

Ato kanë dëshmuar se janë luftëtare të zonja dhe për asnjë moment nuk i janë trembur plumbave të armikut. Me kalimin e kohës, ato janë bërë makthi i militantëve të ISIS-it, pasi ata besonin se nëse i vret ndonjë femër nuk do të shkojnë në parajsë.

Felaten pothuajse të gjitha mediat botërore shpesh e kanë pyetur edhe për jetën e saj seksuale. Ndërkaq, kur është pyetur nëse është e martuar ajo në mënyrë diplomatike ishte përgjigjur: “Të gjitha familjet siriane janë familja ime”.

“Kudo që shkoj, gjej njerëz që me presin me dashuri”, ka shtuar Rojda duke shtuar se pas kësaj lufte femrat do të kenë rol vital në këtë vend.

Ajo ka pranuar se Bizmarku dhe Napoleoni kanë shërbyer si inspirim për operacionet ushtarake, duke mos anashkaluar për asnjë moment liderin e kurdëve Saladinin. Rezultatet e saj në vijën e parë të frontit tregojnë se ajo vërtetë është një femër që nuk i frikësohet vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori