LAJMI I FUNDIT:

Grok i Elon Musk lë në hije ChatGPT-4

Grok i Elon Musk lë në hije ChatGPT-4

Chatbot i Grok AI i krijuar nga startup-i xAI i themeluar nga miliarderi Elon Musk, ka tejkaluar produktin e tij rival ChatGPT nga disponueshmëria e tij për përdoruesit në mbarë botën.

Tani është shumë më lirë të përdorësh Grok në platformën X sesa të paguash për abonimin mujor ChatGPT-4, sipas një cicërime të fundit të publikuar nga një person nga ekipet e zhvilluesve X dhe DOGE.


Grok e lë ChatGPT-4 në hije sipas tweet-it, ku Grok tani është vënë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e X Premium, transmeton Telegrafi.

Me koston mujore të këtij abonimi, Grok vjen pa pagesë shtesë, dhe në fund të fundit përdorimi i Premium dhe Grok kushton 8 dollarë në muaj, ndërsa një abonim mujor për ChatGPT-4 kërkon 20 dollarë.

Prandaj, Grok i Elon Musk tani kushton 60 për qind më lirë për t’u përdorur sesa rivali i tij OpenAI që Elon Musk.

Musk ngriti për herë të parë pretendimet kundër OpenAI dhe ChatGPT në fillim të vitit 2023, pasi shmangu me vendosmëri diskutimin e temave të caktuara me përdoruesit e tij, si seksi, politika, feja, vetë-identifikimi gjinor e kështu me radhë.

Ky ishte drejtimi që mori ideja e Musk për rëndësinë e fjalës së lirë, pasi ai kishte blerë Twitter për 44 miliardë dollarë dhe e kishte riemërtuar atë si aplikacioni X.

Në zhvillimet e mëtejshme, ai vendosi të krijojë startup-in e tij të fokusuar në AI për të kompensuar ato që ai beson se janë fatkeqësitë e OpenAI.

Kështu, vitin e kaluar, Musk lansoi xAI, dhe në fund të vjeshtës kompania prezantoi chatbot Grok AI. Bot u integrua menjëherë në X dhe u bë i disponueshëm në X Premium+. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori