LAJMI I FUNDIT:

Griezmann thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

Griezmann thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

E kërkojnë Chelsea, Arsenali dhe Bayern Munich, por sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann nuk është duke e menduar largimin nga “Vicente Calderon”.

Francezi është duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë këtë sezon të garave me madrilenë, dhe falë performancës së shkëlqyer ai kërkohet nga top-klubet evropiane, transmeton KosovaPress.


Mirëpo, 24 vjeçari thotë se është i lumtur tek Atletico, skuadër më të cilën synon të shkojë sa më lartë në Ligën e Kampionëve.

“Karriera ime në këtë moment është e përqendruar për të shkuar sa më larg që është e mundur në Ligën e Kampionëve dhe në Kampionatin Evropian”, ka thënë Griezmann.

“Unë mendoj vetëm për këto dy gjera dhe unë nuk kam asnjë dëshirë për tu larguar nga Atletico”, ka theksuar reprezentuesi i Francës. /Telegrafi/