Griezmann po e bllokon Moratan që të kalojë te Juventusi – klauzola e francezit ‘dhimbje’ për Atletico Madridin
Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë se ai dëshiron që Juventusi të ri-nënshkruajë me Alvaro Moratan, por sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, po rezulton të jetë një pengesë.
Sulmuesi 29-vjeçar sapo është kthyer në kryeqytetin spanjoll pas një huazimi mjaft pozitiv dy-vjeçar në Torino.
Me dy vite të mbetura në kontratën e tij, bardhezinjtë janë të prirur ta rikthejnë atë nga huazimi edhe një herë dhe kanë qenë në bisedime me Atleticon për këtë ide.
Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, Atletico nuk është e gatshme të humbasë Morata për momentin për shkak të situatës së Griezmann; pasi francezi nëse luan në 25 për qind të ndeshjeve të Atleticos sezonin e ardhshëm, një klauzolë në marrëveshjen e tij të huazimit do të aktivizohej, duke e detyruar skuadrën e Diego Simeones që t’i paguajë Barcelonës 40 milionë euro.
Atletico nuk dëshiron të shpenzojë 40 milionë euro dhe kështu ka nevojë që Morata të qëndrojë në mënyrë që të zvogëlojë besimin e Griezmann dhe t’i marr minutat atij.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 tashmë është paralajmëruar se do të gjejë kohë të kufizuar për të luajtur sezonin e ardhshëm dhe është në listën e largimeve, por asnjë klub nuk ka shfaqur interesim për blerjen e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tifozët e Chelseat u përleshën për fanellën e Jackson, njëri përfundoi keq
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251