Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madridi përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter.

Edhe pse e kishte rinovuar kontratën e re pesëvjeçare në verën e kaluar, francezi ka vendosur të ndërrojë ambient.

Të gjitha lajmet nga Antoine Griezmann Të gjitha lajmet nga Antoine Griezmann

Barcelona është përmendur si destinacioni i radhës për kampionin e botës, ndërkohë që pritet të vijë konfirmimi në vijim për të ardhmen e tij.

“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme këtu. Faleminderit për gjithçka nga thellësia e zemrës”, thotë mes tjerash lojtari në video.

Griezmann iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2014 nga Real Sociedadi, ndërsa gjatë këtyre viteve ka arritur ta fitojë Ligën e Evropës, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/