LAJMI I FUNDIT:

Grida Duma ka kujtuar momentin kur është bërë nënë

Grida Duma ka kujtuar momentin kur është bërë nënë
(Foto: Instagram/gridadumaal)

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike në Shqipëri dhe deputetja e kësaj partie, Grida Duma, ka folur për veten si grua dhe nënë. Teksa në ekran u shfaqën fotografi të saja me djalin, ajo kujtoi emocionet kur u bë nënë për herë të parë.

“Kam qenë 28-29 vjeçe kur jam bërë nënë. Është ai lloj emocioni që mua më kaloi në hapin tjetër në jetë. Emocioni ka qenë një frikë e tmerrshme… nuk kam qenë një fëmijë që i donte fëmijët, dhe kur Darini erdhi, një gjë mu thye plotësisht”.


“Nuk kisha luksin të mendoja që mund të mendoj vetëm për vete. Më kishte ikur vetja. Dhe ishte e tmerrshme! Çdo gjë që mund të ndërmerrja deri në atë moment, si shkon nuk ka problem, kuptova që kur vjen fëmija yt në jetë, ti nuk ke shanse të bësh gjëra pa fund. Ke vetëm shansin të bësh gjëra thelbësisht për atë si fillim dhe pastaj për veten tënde. Kjo është nëse do të jesh i përgjegjshëm. Fëmija është pika e parë e dobët”, ka deklaruar Grida si pjesëmarrësja e parë në emisionin “Se Luan Topi”.

View this post on Instagram

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

Por, Duma nuk cilëson veten një nënë të zakonshme dhe kur flet për shkollimin e Darinit thotë se nuk duhet shkolla më e mirë për të siguruar të ardhmen më të mirë, transmeton Top Channel.

“Dëgjoj shumë që thonë do të shkrij gjithë çfarë kam dhe do të çoj fëmijën në universitetin më të mirë. Unë nuk mendoj që universiteti më i mirë, automatikisht të jep të ardhmen më të mirë. Unë mendoj që njeriu duhet t’i marrë të gjitha gjërat në masën e vet, në kontekstin e vet”.

(Foto: Instagram/gridadumaal)

“Nuk ka pse të shkojë në majë të Londrës, nga një shoqëri ballkanike dhe të konkurrojë me elitën e Londrës që ka një rrjet tjetër, një ‘network’ tjetër. Modeli i parë që i japim ne fëmijës, është modeli i vetes”, ka shtuar ajo.

Moderatorja Erjona Rusi e ngacmoi politikanen dhe për shoqet apo partneret që djali i saj mund të ketë, dhe me shumë diplomaci, Duma tha se di t’i ndajë gjërat dhe do t’i respektojë vendimet e djalit.

(Foto: Instagram/gridadumaal)

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori