LAJMI I FUNDIT:

Grezda dhe Lenjani nuk stërviten me Kombëtaren, shqetësime të lehta sipas stafit

Grezda dhe Lenjani nuk stërviten me Kombëtaren, shqetësime të lehta sipas stafit

Eros Grezda dhe Ermir Lenjani nuk e zhvilluan seancën e parë stërvitore me Kombëtaren shqiptare.

Të dy futbollistët nuk ishin në grupin me të cilin Christian Panucci nisi stërvitjen e parë në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, besohet për shqetësime të lehta, duke qenë se Grezda të shtunën e kaluar ishte në formë të shkëlqyer në ndeshjen e Rangers, ku shënoi edhe dy gola përballë Motherwell.


Ishte i pranishëm ndërkohë Rey Manaj, për të cilin Panucci u shpreh se ka pësuar një lëndim.

Trajneri italian e nisi seancën me një diskutim të gjatë me grupin e futbollistëve në dispozicion, ku bënte pjesë edhe Egli Kaja, i thërritur në momentet e fundit nga Livingston, e po ashtu dhe ish- kapiteni i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, Ardjan Ismajli, i thërritur për herë të parë me Shqipërinë.

Një bisedë prej më tepër se 15 minutash me grupin kuqezi, ndaj të cilit Panucci u shfaq me tone kritike në konferencën për shtyp të së hënës, duke vënë theksin te mungesa e komunikimit në fushën e lojës dhe ajo e pësimit të golave të çuditshëm në goditjet standarde.

Fytyra serioze, me lojtarët që i pret një javë jo e lehtë, duke qenë se Panucci paralajmëroi rregulla akoma më të forta në grumbullim dhe stërvitje, ku, sipas tij, nuk ka vend për buzëqeshje, por vetëm për punë.

Gjithsesi, në seancën e parë stërvitore, ku mediat u lejuan të qëndronin për vetëm 15 minutat e para, ishte parashikuar një program i lehtë stërvitor, duke qenë se shumë prej lojtarëve vijnë nga impenjimet me kampionatet respektive.

Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës, ku është grumbulluar, deri të premten e ardhshme, kur do të transferohet drejt Shkodrës, një ditë para takimit të fundit në grupi me Skocinë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori