Graniti i fokusuar për Ligën e Kampionëve (Foto)

Granit Xhaka pritet të debutojë me Arsenalin në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori shqiptar kaloi te Topçinjtë gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa të martën mbrëma do të angazhohet edhe në garën më të madhe evropiane me klubin e tij të ri.
Arsenali zhvillon ndeshjen e parë në fazën grupore në kuadër të Grupit A, si mysafir i Paris Saint Germainit që pritet të jetë edhe derbi i mbrëmjes.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Xhaka ka bërë të ditur se ai është i përqendruar për këtë sfidë.
“Fokusimi për sonte. Liga e Kampionëve”, shkruan në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































