LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka konfirmon praktikisht largimin nga Arsenali

Granit Xhaka konfirmon praktikisht largimin nga Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se e ardhmja e tij do të vendoset përpara ndeshjes së fundit të sezonit.

Topçinjtë janë në bisedime të avancuara me Bayer Leverkusen për një lëvizje prej 15 milionë eurosh që do t’i jepte fund shtatë viteve të lojtarit shqiptar në klub.

30-vjeçari ka kishte disa periudha të trazuara me Arsenalin dhe iu hoq shiriti kapiteni në vitin 2019, pas një përplasjeje me tifozët vendas në Emirates.

Nuk do ta besoni se për sa milionë Arsenali po e shet Granit Xhakën
Lexo po ashtu Nuk do ta besoni se për sa milionë Arsenali po e shet Granit Xhakën

Xhaka ka rindërtuar lidhjen e tij me tifozët që atëherë dhe ka shijuar sezonin e tij më të mirë në Arsenal. Ai dëshiron qartësi rreth së ardhmes së tij përpara se skuadra e tij të përballet me Ëolves në ndeshjet e fundit të sezonit që zhvillohet të dielën e kësaj jave.

“Do ta dini më të fundit javën e ardhshme, me siguri”, deklaroi Xhaka për Standard Sport, kur u pyet nëse ai mund të sqaronte situatën rreth të ardhmes së tij.

“Mendoj se ata (tifozët) e meritojnë këtë dhe unë e bëj edhe për veten time. Kemi edhe një javë të këtij sezoni në Ligën Premier, gjëja e parë është që dua ta shijoj dhe, me siguri, ju djema do ta dini javën e ardhshme se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time”, shtoi më tej ai.

Xhaka do të ketë një vit të mbetur në kontratën e tij këtë verë, megjithëse ekziston mundësia për ta zgjatur atë edhe për 12 muaj të tjerë. Ai ishte afër largimit nga Arsenali kur humbi shiritin e kapitenit, por trajneri Arteta e bindi të qëndronte.

Xhaka ka thënë që atëherë se ai dëshiron të arrijë diçka “të veçantë” në Arsenal dhe, pavarësisht se dështoi në garën për titull këtë sezon.

“Kjo është ajo që kam thënë kur flas për të veçantat (raporti i mirë me tifozët)”, ka shtuar më tej Xhaka. “Do të thotë, si e them, ku kam qenë tre vjet më parë dhe si u ktheva. Më bën krenar, më bën edhe të lumtur. Por kjo është historia ime, kjo është rruga ime”.

Fabrizio Romano e quan të kryer transferimin e Xhakës te Leverkuseni
Lexo po ashtu Fabrizio Romano e quan të kryer transferimin e Xhakës te Leverkuseni

“Sigurisht, nëse javën e ardhshme do të dimë shumë më shumë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time, do të jem mirënjohës për fansat sepse si më trajtojnë pas kësaj, nuk e prisja nëse do të jem i sinqertë”.

“Unë jam mirënjohës për këtë dhe dua t’u kthej atyre diçka (për) ndoshta ndeshjen time të fundit të dielën”.

“Doja të bëja diçka të veçantë këtë sezon, ndoshta me një titull, por nuk është koha. Le të shohim se çfarë flet e ardhmja për të”.

“Aty ku kam qenë tre vjet më parë dhe ku jam sot, mendoj se jam rritur si një person, si një lojtar dhe kam kthyer respektin, atë që mendoj se e meritoj edhe nga tifozët”.

“Ne kemi punuar 11 muaj shumë mirë. Le të shijojmë ndeshjen e fundit në shtëpi”, ka potencuar më tej Xhaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori