LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka për Blick: Krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të kundër Kosovës, do të japë gjithçka për fitore

Granit Xhaka për Blick: Krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të kundër Kosovës, do të japë gjithçka për fitore

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do të luajë ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare me Zvicrës dhe atë pikërisht kundër vendlindjes së tij, Kosovës, dhe për këtë takim dhe shumëçka tjetër ka folur vet ylli i Arsenalit.

Zvicra do të luajë ndaj Kosovës më 29 mars në miqësoren e luksit e cila pritet të zhvillohet ‘Stadion Letzigrund’ në Zurich me fillim nga ora 18:00.

Kjo miqësore do të shërbej për të dyja ekipet përfaqësuese për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve që fillon nga muaji qershor.

Xhaka zhvillon ndeshjen e 100-të me Zvicrën kundër Kosovës: Do të luaj ndaj vendit që më rreh zemra, është diçka e pabesueshme
Lexo po ashtu Xhaka zhvillon ndeshjen e 100-të me Zvicrën kundër Kosovës: Do të luaj ndaj vendit që më rreh zemra, është diçka e pabesueshme

Për këtë takim, i cili do të jetë i 100-ti me fanellën e Zvicrës ka folur edhe kapiteni Xhaka, i cili ndihet i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës.

Xhaka gjatë intervistës për Blick

“Është shumë emocionuese. Jam tepër krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të ndërkombëtare të Zvicrës. Dhe pastaj është kundërshtari i përsosur për jubileun tim!”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.

“E gjithë familja ime jeton në Kosovë. Ndeshja në Letzigrund duhet të jetë si një ndeshje në udhëtim për ne”.

Xhaka është kapiten i Zvicrës

“Nëse do të kisha ftuar të gjithë ata që donin të vinin, do të më duhej të rezervoja gjithë stadiumin. Miqtë e mi më të ngushtë do të jenë me siguri aty”.

“Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, përfundoi djaloshi nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori