LAJMI I FUNDIT:

Graeme Souness kujtoi ndërhyrjen e tij të turpshme, derisa akuzoi Pogban se ishte afër t’ia thyente këmbën Nevesit

Graeme Souness kujtoi ndërhyrjen e tij të turpshme, derisa akuzoi Pogban se ishte afër t’ia thyente këmbën Nevesit

Graeme Souness ka kritikuar mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba pas sfidës së francezit ndaj mesfushorit të Wolves, Ruben Neves në fitoren 1-0 të Djajve të Kuq në Molineux.

Ndeshja erdhi në favor të fituesit të Unitedit, me francezin që goditi mesfushorin e Wolves pak mbi kyçin e këmbës para se topi të gjente rrugën drejt Mason Greenwood, i cili gjuajti ulët dhe fort për t’i dhënë mysafirëve një fitore në udhëtim.


Tifozët e Wolves nuk ishin të kënaqur që Mike Dean nuk e anuloi golin për goditjen e Pogbas, duke fyer gjyqtarin ndërsa ai u largua nga fusha në përfundim të takimit.

“Kjo mund të ketë qenë një shkelje e këmbës”, pohoi ai pas lojës. “Unë isha fajtor për disa gjëra delikate dhe disa gjëra mizore. Ky është një rast klasik i të kërkuarit për të bërë dikë përgjegjës. Unë nuk jam duke thënë se Paul Pogba kishte për qëllim ta bënte atë, por kështu përfundoi”, ka thënë ai.

“Duhet të thuash që Neves ka qenë naiv në goditjen e topit aq fort kur dikush po e godet atë në tokë ashtu. Ai nuk është askund afër topit në fund. Si nuk e konsideron arbitri një faull?”.

“Për mua, është më shumë se shqetësuese. Është alarmante kur një i ashtuquajtur gjyqtar i lartë dhe i mirë nuk e sheh atë si faull”, shtoi Souness.

Roy Keane, një tjetër mysafir në studion e Sky Sports për ndeshjen, u pajtua me Souness dhe mendoi se goli nuk duhej të qëndronte edhe pse në të kaluarën, kishte bërë ndërhyrje edhe më të ashpër.

“Shumë nga këto përballime vijnë nga një prekje e keqe”, shpjegoi Keane. “Pogba ka marrë një prekje të keqe atje. Ka një element zhgënjimi dhe ai po e ndjek atë. Por, unë mendoj se Neves mund të ishte pak më i zgjuar. Ne jemi të shpejtë për të kritikuar lojtarët e huaj, por ai ka qenë shumë i ndershëm. (Nëse kjo përballje) ishte pak më lart, ai mund të ketë qenë në telashe”.

Është folur shumë që kur Liga Premier u kthye tre javë më parë në lidhje me fizikalitetin e ndeshjeve, me trajnerin e United, Ole Gunnar Solskjaer dhe atë të Liverpoolit, Jurgen Klopp, që kritikuan sjelljen e ekipeve të caktuara në fillim të sezonit.

Por ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe Wolves, Robbie Keane thotë se është punë e gjyqtarëve të sigurojnë një ekuilibër të lojës së drejtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori