LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë zjarri në Merdare

Grabitje me armë zjarri në Merdare

Të premten rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka marrë informatën se në terminalin doganor në Merdare ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Mbështetur në informacionet e para dyshohet qe katër persona të armatosur me arme te gjata, te shkurta dhe sëpatë, të maskuar duke kanosur me arme zyrtaret e një agjencioni doganor si dhe një filiale banke, kishin tentuar që të kryenin grabitjen, por e njëjta kishte mbetur në tentativë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre, derisa një njësi policore e rastisur në ta kishte filluar ndjekjen e tyre, porse gjatë ndjekjes të dyshuarit kishin shtënë në drejtim të policisë.

“Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat. Viktimave të rastit që janë shqetësuar nga situata e krijuar, iu është ofruar trajtimi mjekësor. Policia ka iniciuar një rast për hetim dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative me qëllim identifikimin e personave të dyshuar si dhe vendndodhjen e tyre”, ka shtuar Boroci. /Telegrafi/