LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Shtime, arrestohen dy të dyshuar

Grabitja në Shtime, arrestohen dy të dyshuar

Hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje me armë.

Rasti ka ndodhur me 02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona të dyshuar dhe të maskuar kan hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe nën kërcënim të armëve , nga punëtorja kishin marrë rreth 2500 euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Grabitja e armatosur në Shtime, policia jep detaje tjera
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Shtime, policia jep detaje tjera

Lidhur me rastin janë arrestuar personat e dyshuar A.L. 37 vjeçar dhe K.H. 41vjeçar të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkëngjiten lëndës.

Janë duke vazhduar hetimet edhe për personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të cilët janë të njohur për policinë.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarave është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/