LAJMI I FUNDIT:

Goldman Sachs i huazon Barcelonës 500 milionë euro – mësohen planet e klubit katalunas

Goldman Sachs i huazon Barcelonës 500 milionë euro – mësohen planet e klubit katalunas

Joan Laporta bëri një hap të madh për të qenë në gjendje të linte gjurmët e tij në skuadrën aktuale të Barcelonës kur u konfirmua se ai i kishte siguruar klubit një hua me vlerë 500 milionë euro, të gjitha nga banka e investimeve, Goldman Sachs.

Klubi katalunas është përballur me krizë financiare, pas epokës së Josep Maria Bartomeut dhe ka pasur shqetësime nëse klubi do të jetë në gjendje të paguajë lojtarët e tyre dhe rekrutimin e lojtarëve të rinj në verë.


Sipas L’Esportiu, klubi mori huazimin të martën në mëngjes, me paratë që ka të ngjarë të shkonin drejt rifinancimit të një pjese të borxhit, duke lehtësuar presionin afatshkurtër mbi hierarkinë e klubit.

‘Fshesa’ e Laportas te Barcelona: 13 lojtarë janë vënë në shitje nga presidenti katalunas
Lexo po ashtu ‘Fshesa’ e Laportas te Barcelona: 13 lojtarë janë vënë në shitje nga presidenti katalunas

“Kjo kredi do t’i japë stabilitetit klubit, ne mund të jemi të qetë këtë sezon dhe sezonin tjetër”, shpjeguan burimet e Barcelonës për gazetën.

“Ne kemi shikuar se cili mund të jetë skenari më i keq, që tifozët të mos hyjnë në stadium gjatë gjithë sezonit të ardhshëm. Edhe kështu, ne mund të jemi të qetë pas këtij operacioni”.

Konfirmohen bisedimet mes Barcelonës dhe Flick – Koeman afër shkarkimit
Lexo po ashtu Konfirmohen bisedimet mes Barcelonës dhe Flick – Koeman afër shkarkimit

Në të njëjtin raport u pohua se fondi amerikan i investimeve i kishte ofruar klubit kushte të favorshme në lidhje me ripagimin, shumë më mirë sesa çdo bankë normale do të ofronte.

Për më tepër, ky operacion fiskal do të jetë i ndarë nga planet për të financuar rindërtimin e Camp Nou dhe zonat përreth.

Joan Laporta siguron 100 milionë euro – shpresë për Barcelonën për afatin e verës
Lexo po ashtu Joan Laporta siguron 100 milionë euro – shpresë për Barcelonën për afatin e verës

Një auditim i pakëndshëm

Si pjesë e protokollit kur një president i ri merr përsipër, një auditim financiar u zhvillua për të vlerësuar financat e Barcelonës dhe sipas administratës, kontrolli zbuloi se klubi kishte mangësi dhe u gjetën disa pagesa joetike.

Raporti tregoi një borxh prej 1.173 miliard euro, 750 milionë euro prej të cilave duhet të shlyhet në një periudhë afatshkurtër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori