0Shares

Liga më e fortë e basketbollit në botë NBA ka mësuar kampionin e ri.

Golden State Warriors kanë triumfuar për të dytin vit radhazi në NBA, ku në finale mposhtën Cleveland Cavaliers.

Warriors nuk kanë vuajtur ndaj Cavs, pasi kanë marrë katër fitore të lehta dhe triumfuan në finale me 4-0.

(Getty Images)

Ndeshja e fundit e zhvilluar në Cleveland i takoi Warriors me rezultat të lartë 85-108.

Stephen Curry ishte më efikasi në këtë takim me 37 pikë të shënuara ku pati edhe katër asistime.

Kevin Durant arriti ‘Triple Double’ me 20 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.

Tek Cavs si gjithmonë LeBron James ishte më efikasi duke shënuar 23 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

(Getty Images)

Kevin Love kontribuoi me 13 pikë e nëntë kërcime por që nuk ishin të mjaftueshme për ta marrë së paku një fitore në ndeshjet finale.

Titulli i fituar këtë edicion ishte i gjashtë në histori të klubit.

Warriors kanë triumfuar edhe në vitet 2017, 2015, 1975, 1956 dhe 1947. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)