LAJMI I FUNDIT:

Golden State e bën të pavlerë luftën e San Antonios dhe epërsinë e pjesës së parë duke shpërthyer në fund për fitore

Golden State e bën të pavlerë luftën e San Antonios dhe epërsinë e pjesës së parë duke shpërthyer në fund për fitore

Golden State Warriors ka zgjeruar epërsinë në rrethin e parë të playoffit ndaj kundërshtarit dhe rivalit të madh në perëndim, San Antonio Spurs. Sfida përfundoi me rezultat 116-101 për ekipin nga Oracle Arena, por ndeshja ishte shumë më interesante se sa tregoi rezultati.

Gregg Popovich vendosi të hyjë me qasje të re në këtë takim duke inkuadruar nga minuta e parë Rudy Gay, ai që u mendua të jetë X Factori i Spurs në këtë duel.


Fillimi ishte fantastik për teksanët, të cilët mbyllën çerekun e parë me epërsi dhe duke e zgjeruar epërsinë në çerekun e dytë deri në tetë pikë, e duke shkuar në pushim me gjashtë pikë avantazh.

Loja e mirë në mbrojtje, sulmi me ekzekutim të mirë në brendësi me Aldridge i cili ishte i pandalshëm dhe lojën “High-Low” me Gasol pas inkuadrimit nga stoli dhe krijimi i hapësirave për gjuajtje bënë që Spurs të krijojnë avantazhin, ku te Golden State po shënonte vetëm Durant.

Por, pjesa e dytë ishte krejt tjetër tregim. Me të filluar çereku i tretë Golden State neutralizoi gjithçka falë një super Klay Thompson i cili po shënonte nga çdo pozitë dhe ishte i pandalshëm nga perimetri.

Golden State krijoi epërsinë deri në 10 pikë në fillim të çerekut të katërt, teksa sërish Thompson shënoi dy herë rresht për t’i dhënë fund shpresave dhe lojës mjaft të mirë të Spurs për fitoren e dytë të Golden State.

Te vendasit shkëlqeu Kevin Durant me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse Thompson me super performancën e pjesës së dytë arriti 31 pikë e 5 asistime nga plot pesë treshe të shënuara.

Te San Antonio ishte Aldridge ai që luftoi me zemër si një kandidat për MVP me 34 pikë e 12 kërcime, kurse u ndihmua nga Patty Mills me 21 pikë dhe Manu Ginobili me 10 pikë e Rudy Gay me 12 pikë, por këto performanca ishin të pamjaftueshme.

Të enjtën skuadra nga teksasi e pret Golden State në AT&T Center për të zhvilluar ndeshjen e tretë, e ku Spurs e kanë obligim fitoren nëse dëshirojnë të shpresojnë për një kualifikim tutje, përkundër mungesës së Leonard i cili vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në kuadriceps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori