LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Prishtinës

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 86:81 (20:16, 25:19, 16:23, 25:23), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Perioda e parë ishte e baraspeshuar, por në dy minutat e fundit të kësaj pjese vendasit ishin paksa më të mirë, duke përmbyllur këtë pjesë me shifrat 20:16.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, madje, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 40:24, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 45:35.

Pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke ngushtuar shifrat, ku me kalimin e minutave ngushtuan rezultatin në vetëm tre pikë, 61:58, sa ishte rezultate në semafor pas 30 minutash.

Kjo bëri që 10 minutat e fundit të ishin shumë interesant. Ylli sërish u shkëput në çerekun e fundit 74:65, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse bardhekaltrit rikthehen sërish për të afruar rezultatin në 76:75, megjithatë, në minutat e mbetur vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 86:81.

Lg Gill ishte më i dalluari te vendasit me 30 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Fisnik Rugova me 13 pikë e 6 kërcime dhe Nigel Johnson me 21 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe 9 humbje, kurse Sigal Prishtina 9 fitore dhe 16 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori