LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 91-77 (25:12, 21:31, 22:19, 23:15), në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një nga ndeshjet më interesante ishte parashikuar dueli në Suharekë. Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke qenë shumë më të mirë në çerekun e parë, që e fituan 25:12.


Por, Bashkimi nuk kishte udhëtuar për tu dorëzuar dhe këndellet në periudhën e dytë, duke e fituar 21:31, për të shkuar në pushim me rezultat 46-43 për suharekasit.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, 22:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 68:62. Në 10 minutat e fundit, Ylli u tregua skuadër më e vëmendshme dhe thelloi edhe më shumë epersinë e krijuar, duke fituar çerekun e fundit 23:15, për të triumfuar në fund 91:77, që ishte fitorja e dytë radhazi në elitë, derisa prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 22 pikë, 5 kërcime dhe 13 asistime, Samir Zekiqi me 20 pikë e 6 kërcime dhe Cody John me 19 pikë, kurse te Bashkimi më të dalluarit ishin Shaq Carter me 16 pikë e 12 kërcime, Musab Mala me 17 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe Sean Hoehn me 17 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori