LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin në derbin rajonal

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin në derbin rajonal

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 66:81 (13:19, 25:23, 17:20, 11:19), në kuadër të javës së 23-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët kishin epërsi konstante në çerekun e parë, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultat 13:19.


Vendasit e nisën më mirë periodën e dytë, duke shkrirë epërsinë dhe duke kaluar në epërsi 25:24. Por, me kalimin e minutave, therandasit sërish kalojnë në epërsi, kurse pjesa e parë përfundoi 38:42.

Bashkimi nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 53:53, megjithatë mysafirët hyn në një seri prej 2:9, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 55:62.

Në 10 minutat e fundit, Ylli e thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 66:81.

Te Bashkimi u dalluan Christian Lutete me 27 pikë e 8 kërcime dhe Obinna Olenka me 13 pikë e 13 kërcime, derisa te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Erjon Kastrati me 21 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, Mitchell Ëilbekin me 21 pikë dhe Demetris Morant me 12 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi ka 10 fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 15 fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori