LAJMI I FUNDIT:

Gold AG me urim special për Daut Haradinajn me rastin e ditëlindjes: Urime vëlla

Gold AG me urim special për Daut Haradinajn me rastin e ditëlindjes: Urime vëlla
Daut Haradinaj dhe Gold AG (Foto: Instagram/arianagushi)

Reperi i njohur, Gold AG, e ka bërë shumë herë të ditur se ruan miqësi të mirë me shumë prej figurave publike.

Një ndër ta është edhe deputeti kosovar, Daut Haradinaj, i cili sot (e shtunë), feston ditëlindjen e tij të 41-të.


Me këtë rast, Gold AG vendosi t’i bëjë një urim special mikut të tij në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram një fotografi nga pushimet verore.

Në mbishkrimin e saj, reperi dëshifron çdo shkronjë të deputetit, duke e lidhur me disa fjalë tjera që sipas tij përfaqësojnë figurën e Haradinajt.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“D-ukagjin, A-tdhe, U-çk, T-rim, Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Gold AG në Instagram.

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të reperit, të cilët gjithashtu kanë shprehur urime për mikun e tij, deputetin Daut Haradinaj. /Telegrafi/