LAJMI I FUNDIT:

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në La Liga

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në La Liga

Gjiganti mediatik Goal.com ka zgjedhur formacionin e dekadës me lojtarët më të mirë që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në La Liga.

Duke marrë parasysh zgjedhjet që i ka bërë mediumi ndërkombëtar, ndoshta disa lojtarë edhe mund të ju befasojnë.


Formacioni i dekadës në La Liga:

Portieri: Jan Oblak

Portieri slloven arriti në vitin 2014 në La Liga si portieri më i shtrenjtë në atë kohë, duke e zëvendësuar Thibaut Courtoisin te Atletico Madridi. Shpejtë u bë e qartë se ai do ta parakalonte portierin aktual të Real Madridit që në atë kohë ishte në pronësi të Chelseat.

Oblak e pushtoi ligën spanjolle, pasi në sezonin 2015/16 pranoi vetëm 18 gola në 38 ndeshje, statistikë kjo që i mjaftoi ta siguronte vendin në formacionin e viti, e që i la pas Marc-Andre ter Stegen, Victor Valdes dhe Keylor Navas.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mbrojtës i djathtë: Dani Alves

Edhe pse koha e mbrojtësit brazilian në La Liga përfundoi në vitin 2016, ai ishte pjesë e tripletës së fituar nga Barcelona.

Edhe pse hyri vetëm një herë në formacionin e vitit, Alves kishte cilësitë të jashtëzakonshme dhe pak kush mund t’i afrohej atij me driblimet dhe aksionet që bënte.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mbrojtës qendror: Gerard Pique

Nga një lojtar i padukshëm te Manchester United, spanjolli u shndërrua në njërin prej më të mirë në botë te Barcelona.

Pique ka tetë tituj të La Liga-së në CV-në e tij, derisa ende cilësohet si një lojtar i pakalueshëm te skuadra katalunase edhe pse karriera e tij po shkon drejtë përfundimit.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mbrojtës qendror: Sergio Ramos

Mbrojtësi spanjoll është tashmë një legjendë e Real Madridit. Jo vetëm që ishte fantastik në mbrojtje, ai ishte po ashtu fantastik edhe në fazën e sulmit.

Ramos nga viti 2010 ka arritur që t’i shënojë 37 gola në La Liga, e që ato ishin pothuajse të gjitha vendimtare, por nuk duhet të harruar edhe atë se është mbrojtësi më i ndëshkuar në botë me kartonë të kuq.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mbrojtës i majtë: Marcelo

I përshkruar nga Diego Maradona si lojtari i tretë më i mirë në La Liga pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në vitin 2011, braziliani ka blinduar krahun e majtë për më shumë se një dekadë.

Që kur u transferua te Los Blancos, Marcelo ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 300 paraqitje, derisa cilësohet si njëri ndër më të mirët në botë në pozitën e tij.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mesfushor: Xavi

Spanjolli ishte përshkruar nga Pep Guardiola si truri i Barcelonës, derisa është kombinim i lëvizjeve dhe mençurisë.

Me mbi 500 paraqitje në La Liga, Xavi ka bërë që të gjithë të mendojnë se ai luan në një ligë në vete dhe është i pakrahasueshëm.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mesfushor: Luka Modric

Mesfushorët rrallë mund të jenë të klasit të lartë dhe të kenë shumë stil si kroati i Real Madridit.

Që kur u transferua në vitin 2012 nga Tottenham Hotspuri te Los Blancos, ka treguar se është lider i mesfushës së tyre, ndërsa në vitin 2018 e fitoi Topin e Artë.

Foto: Goal.com/Getty Images

Mesfushor: Andres Iniesta

Së bashku me Xavin, spanjolli ishte truri i Barcelonës derisa në nëtor të vitit 2015, ai u bë lojtari i tretë i katalunasëve që duartrokitet në Santiago Bernabeu, pas Maradonas dhe Ronaldinhos nga tifozët e Real Madridit.

Iniesta i kishte të gjitha, driblonte, asistonte dhe shënonte pa problem në portën kundërshtare, e që është padyshim njëri ndër mesfushorët më të mirë në histori të futbollit.

Foto: Goal.com/Getty Images

Sulmues krahu: Lionel Messi

Argjentinasi cilësohet nga shumë futbolldashës si lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe që tani karriera e tij po shkon drejtë përfundimit, të gjithë po i shijojnë momentet e shkëlqimit të tij.

Në vitin 2011-12, Messi shënoi 50 gola në La Liga, rekord që vështirë se mund ta arrijë ndokush në të ardhmen, gjersa mund të themi se është lojtari më i mirë në ligën spanjolle i kësaj dekade.

Foto: Goal.com/Getty Images

Sulmues krahu: Cristiano Ronaldo

Ndoshta ai ka fituar vetëm dy tituj në La Liga, por që portugezi me transferimin te Real Madrid kishte sjellë shumë ndryshime.

Nga viti 2010, deri në vitin 2018, atëherë edhe kur u transferua te Juventusi, Ronaldo kishte shënuar 40 gola në tri sezone, me rekordin e tij prej 48 golash në një edicion.

I dyti me më së shumti gola të shënuar në La Liga, më së shumti hat-trike të shënuara, mund të themi se Ronaldo ka lënë gjurmë në ligën spanjolle.

Foto: Goal.com/Getty Images

Sulmues qendror: Antoine Griezmann

Edhe pse francezi është larg Messit dhe Ronaldo, ajo çfarë ka arritur në La Liga meriton shumë respekt.

Që nga koha kur ishte te Real Sociedadi e më pas te Atletico Madridit, Griezmann ka treguar se është sulmuesi qendror më i mirë në ligën spanjolle.

Kampioni i Botës me Francën arrinte të shënonte gola për çdo dy ndeshje dhe tani te Barcelona shpreson që ta bëjë të njëjtën gjë si te Los Cholchoneros.

Foto: Goal.com/Getty Images

Lojtarë që po ashtu duhet të vlerësohen për të arriturat e tyre janë edhe Sergio Busquets, Toni Kroos, Diego Godin, Raphael Varane, Jordi Alba, Karim Benzema dhe Luis Suarez, por këta që janë në formacion kanë statistika më të mira. /Telegrafi/

Foto: Goal.com

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori