LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë e parë fantastike në Stamford Bridge – dy herë shënon Liverpooli, dy herë Chelsea

Gjysmë e parë fantastike në Stamford Bridge – dy herë shënon Liverpooli, dy herë Chelsea
(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Stamford Bridge ka qenë arena e kryendeshjes së javës së 21-të në Ligën Premier, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit.

Ishin 45 minuta të zjarrta në gjysmëlojën e parë të kësaj sfide në të cilën u shënuan katër gola, dy nga secila skuadër.


Të parët ishin mysafirët që e gjetën rrjetën përmes Sadio Mane (9’), ndërsa më pas Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Alexander Arnold (26’).

(Foto: Twitter/Panenka Sport)

Porse presioni i Bluve në mbyllje të fraksionit të parë ishte i madhe dhe në këtë mënyrë ia dolën ta barazonin rezultatin.

Fillimisht, Mateo Kovacic me një goditje nga distanca dhe me ndihmën e shtyllës e ngushtoi epërsinë (42’), kurse më pas Christian Pulisic i asistuar nga N’Golo Kante e barazoi rezultatin (45’+1). /Telegrafi/