LAJMI I FUNDIT:

Gjithmonë duke promovuar Kosovën, Granit Xhaka me një përgjigje fantastike kur pyetet nga Bundesliga se cili është vendi i preferuar për pushime

Gjithmonë duke promovuar Kosovën, Granit Xhaka me një përgjigje fantastike kur pyetet nga Bundesliga se cili është vendi i preferuar për pushime

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të mëdhenj me prejardhje nga Kosova që ka lënë gjurmë në futbollin botërorë.

Përkundër se për arsye tanimë të ditura ai nuk luan për Kosovën, Xhaka asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e tij, madje e ka promovuar gjithmonë vendin e tij.

Xhaka edhe njëherë ka treguar se sa është i lidhur me Kosovën dhe vendlindjen e tij Prishtinën, duke dhënë një përgjigje fantastike për kanalin zyrtar të Bundesligas.


Harry Kane i ndërpritet intervista nga tifozët e Arsenalit, ata e thumbojnë keq duke e përmendur Granit Xhakën
Lexo po ashtu Harry Kane i ndërpritet intervista nga tifozët e Arsenalit, ata e thumbojnë keq duke e përmendur Granit Xhakën

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës kishte disa pyetje interesante para vetës, por në momentin që u pyet se cili është vendi i preferuar për pushime, ai dha një përgjigje të bukur duke promovuar kryeqytetin kosovar Prishtinën, pasi video në fjalë shikohet miliona herë në gjitha rrjetet sociale të Bundesligës.

“Prishtina, Turqia dhe Meksiko janë vendet e preferuara për pushime”, tha Xhaka.

Kaq ka mjaftuar që kapiteni i Zvicrës të marrë komente të shumta nga shqiptarët që kanë lavdëruar për promovimin e vendit të tij.

Xhaka po kalon vitin e tij të parë me Bayer Leverkusenin dhe është lider i kësaj skuadre, ku do t’i mjaftojë të dielën fitorja ndaj Werder Bremen dhe do të shpallen kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dëshiron të ‘peshkojë’ te Barcelona

Pep Guardiola dëshiron të ‘peshkojë’ te Barcelona

Premier League
Chelsea hyn në garë për transferimin e portierit më të mirë në botë aktualisht

Chelsea hyn në garë për transferimin e portierit më të mirë në botë aktualisht

Premier League
Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Barcelona, i shkaktojnë dhimbje koke drejtuesve të klubit

Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Barcelona, i shkaktojnë dhimbje koke drejtuesve të klubit

La Liga
Ylli i madh i Real Madridit mund të përfundojë në Arabi Saudite këtë verë

Ylli i madh i Real Madridit mund të përfundojë në Arabi Saudite këtë verë

Ndërkombëtare
“Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

“Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

Premier League
Gjigantët e Ligës Premier e duan xhevahirin e Barcelonës, katalunasit të gatshëm ta shesin për 50 milionë euro

Gjigantët e Ligës Premier e duan xhevahirin e Barcelonës, katalunasit të gatshëm ta shesin për 50 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori