LAJMI I FUNDIT:

Gjithkush po bën të pamundurën për ta mbajtur te Toronto, tifozët me oferta të ndryshme për Leonardin: Nga apartamente e deri te ushqime falas

Gjithkush po bën të pamundurën për ta mbajtur te Toronto, tifozët me oferta të ndryshme për Leonardin: Nga apartamente e deri te ushqime falas

Kawhi Leonard ka një mesatare prej 31.2 pikëve, 8.8 kërcime 3.8 asistime për ndeshje në “play-off” e këtij sezoni në NBA.

Ai po dëshmon si është lojtari më i mirë i momenteve më të rëndësishme të Toronto Raptors, e cila për herë të parë ka arritur në finalen, ku do të takohet me kampionin në fuqi, Golden State Warriors.


Duke marrë parasysh se ka pasur spekulime që do të transferohet në fund të sezonit te Los Angeles Lakers, gjithkush po mundohet që basketbollistin ta mbajnë në radhët e veta duke i ofruar kontrata të ndryshme.

Kompania e pasurive të paluajtshme, “Condo Store Realty Incu”, i ka ofruar basketbollistit një banesë me vlerë miliona dollarë nëse qëndron në Toronto deri sa të pensionohet.

“Ne përpiqemi që të bëjmë atë që mundemi për të siguruar që MVP jonë qëndron në Toronto, ku është i dashur dhe i respektuar”, tha Simon Mass, drejtoi i kompanisë “Condo Store Realty “.

Kjo është vetëm një përpjekje e re nga entuziastët e basketbollit që mundohen ta bindin ta vazhdoj kontratën e re. Leonard ka lindur në Kaliforni dhe dy qytetet e këtij vendi – Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers po kërkojnë ta bëjnë për vete lojtarin që i mbaron kontrata në fund të sezonit.

Mbetet mister lëndimi i Kawhi Leonardit
Lexo po ashtu Mbetet mister lëndimi i Kawhi Leonardit

Pos një apartamenti, edhe një restorant i ka ofruar lojtarit ushqim falas për pjesën tjetër të mbetur të jetës nëse e zgjat kontratën me Raptors.

Ndryshe, finalet e këtij viti do të duhet të startojnë më 3 qershor (e hënë) dhe skuadra që arrin katër fitore, do të shpallet kampione. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori