LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka e barabartë në 45 minutat e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit

Gjithçka e barabartë në 45 minutat e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit

Barcelona dhe Real Madridi kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1 në El Clasicon që po luhet në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Pas vetëm nëntë minutash lojë në Camp Nou, u shënua goli i parë nga Los Blancos.

Në fakt, mbretërit u ndihmuan nga Ronald Araujo, që realizoi auto-gol.

Pas vetëm nëntë minutash lojë në Camp Nou, Real Madridi kalon në epërsi falë një auto-goli
Lexo po ashtu Pas vetëm nëntë minutash lojë në Camp Nou, Real Madridi kalon në epërsi falë një auto-goli

Mbrojtësi u mundua që të largonte topin nga zona e Barcelonës, por që e futi në rrjetën e ekipit të tij duke e devijuar goditjen e Vinicius Junior.

Në minutën e 23-të, Real Madridi rrezikoi me anë të Karim Benzemas, por francezi nuk kishte precizitet.

Pas vetëm një minutë, Barcelona rrezikoi me anë të Andreas Christensen, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Ishte minuta e 34-të e derbit, kur Raphinha lëshoi një goditje të fuqishme, ndërsa intervenimi edhe më i bukur ishte nga ana e Thibaut Courtois.

Katalunasit dominuan në pjesën e mbetur të minutave në 45 minutat e parë, duke e gjetur edhe golin e barazimit me anë të Sergio Robertos që realizoi në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat do të kërkojnë të shënojnë gola, për të marrë pikët e plota në fund në një lojë tejet dinamike nga të dyja anët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori