LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: E ardhmja ime në dorë të Atalantës, doja të fitonte Interi

Gjimshiti: E ardhmja ime në dorë të Atalantës, doja të fitonte Interi

Berat Gjimshiti po shkëlqen këtë edicion në Serie A me fanellën e Beneventos.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë ndër më të mirët në fushë edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Milanit ku triumfuan 0-1.


Nga grumbullimi me skuadrën e Beneventos, mbrojtësi foli për derbin e Italisë, të ardhmen e tij dhe pritshmëritë nga kombëtarja shqiptare në ‘Zona Gol’ të Supersportit.

“Ishte një takim shumë interesant, me shumë gola dhe përmbysje. Ishte e bukur për çdo tifoz të futbollit. Isha për fitore të Interit, por për fat të keq fitoi Juventusi”, tha Gjimshiti që foli edhe për fitoren që morën ndaj Milanit.

(Photo /Getty Images)

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por për fat të mirë ia dolëm dhe morëm fitoren. Ishte befasi për shumë njerëz, por ne ia dolëm”.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka folur edhe për të ardhmen e tij, pasi është i huazuar tek Benevento.

“Në fakt tani kemi rënë nga Seria A me Beneventon dhe këtu është një situatë pak e rrëmujshme. Nuk e di ku do jem sezonin e ardhshëm, pasi unë jam i huazuar te Benevento. Kartonin tim e ka Atalanta dhe në fund të sezonit do të vendos bashkë me ta për të ardhmen”, përfundoi Gjimshiti.