LAJMI I FUNDIT:

Gjilani kërkon të vazhdoj si e pamposhtur, Prishtina e mendon fitoren me trajnerin e ri

Gjilani kërkon të vazhdoj si e pamposhtur, Prishtina e mendon fitoren me trajnerin e ri

Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar filloi me ndeshjen Feronikeli – Trepça ’89.

Por gjatë ditës së shtunë do të zhvillohen edhe katër sfida të tjera, ku veçohet derbi në Gjilan, mes skuadrës me po të njëjtin emër dhe Prishtinës.


Sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa ka deklaruar për Telegrafin se janë të gatshëm për tu futur në këtë takim dhe për t’i marrë tri pikët.

“Duke e ditur rëndësinë e ndeshjes, jemi përgatitur shumë që të jemi në maksimumin tonë të shtunën”, tha Haxhimusa.

“Kemi humbur disa pikë me barazime që kemi pasur por shpresojmë që të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe ti gëzojmë tifozët tanë Skifterat”, u shpreh sulmuesi ferizajas.

Për Haxhimusën do të jetë ndeshje ndaj ish-skuadrës së tij, por ai thotë se kjo gjë nuk i pengon fare dhe beson se prishtinasit kokulur do të dalin nga stadiumi.

Betim Haxhimusa, rreziku kryesor për Prishtinën

“Prishtina i përket të kaluarës sime. Tani jam në Gjilan dhe jap maksimumin tim për këtë fanellë. Skifterave u premtoj se do të japim maksimumin dhe jam i bindur se prishtinasit do të dalin kokulur nga stadiumi”, u shpreh Haxhimusa.

Ndërkohë kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka folur për faqen e klubit rreth ndeshjes së sotme.

“Ka disa ditë që po provojmë t’ju përshtatemi taktikave të trajnerit dhe kërkesave që ka. Normalisht pak na merr kohë, sepse është trajner me ide krejtësisht tjera, me mënyrë të menduarit brenda lojës”.

“Dhe gjatë tërë javës kemi punuar nga ana taktike, sepse kemi për kundërshtar një ekip serioz që luan futbollin ndër më të mirin në Kosovë. Mirëpo ne jemi shumë të përqendruar dhe kemi shumë dëshirë që trajnerit të ri t’ia dhurojmë fitoren si dhuratë për ta ruajtur nga futbolli i Kosovës”.

“Por, edhe për ne është motiv, sepse është në pyetje kreu i tabelës, por edhe të kemi vazhdimësi, sepse pas Gjilanit i kemi edhe dy ndeshje mjaft të vështira”.

Armend Dallku pritet të jetë vendimtar me ndërhyrjet e tij në mbrojtjen e Prishtinës

“Shpresoj të jemi të gjithë futbollistët në disponim të mirë, sepse kur ka këso ndryshime brenda ekipit edhe lojtarët kanë motiv shtesë për të treguar se janë të aftë për të qenë titullar për ta bindur edhe trajnerin që nuk ka gabuar që iu ka besuar në këtë ndeshje”, ka thënë Dallku.

Prishtina në këtë sfidë futet si skuadër e pozitës së dytë me 10 pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve, ndërsa Gjilani ka një pikë më pak në pozitën e tretë.

Derbin e javës mes Gjilanit dhe Prishtinës do ta gjykojë Gramos Shala me ndihmësit Fatmir Sekiraqa, Visar Kelmendi dhe Leutrim Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori