LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Një ndër rivalët kryesor të Manchester Cityt në Ligën Premier raportohet se ka mbajtur bisedime lidhur me një transferim të mundshëm të Jack Grealish.

Jack Grealish u bë blerja më e shtrenjtë në histori të Ligës Premier kur ai iu bashkua Cityt për 100 milionë euro nga Aston Villa në 2021.


Yllit anglez iu desh kohë për t’u përshtatur me ekipin e Pep Guardiolës gjatë sezonit të tij të parë në klub, por në sezonin e tij ai u përmirësua dukshëm dhe luajti një rol kyç në fitimin e tripletës.

Teksa anglezi ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij gjashtëvjeçare me Cityn, ai po lidhet me një kalim sensacional tek Chelsea.

Sipas gazetarit Simon Phillips, Chelsea mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, përkundër faktit që shpenzuan mbi 1 miliardë euro që prej se Todd Boehly dhe Clearlake Capital morën përsipër klubin në 2022.

“Kjo është diferenca”, Nathan Ake tregon avantazhin që ka Man City ndaj Arsenalit në luftën për titull
Lexo po ashtu “Kjo është diferenca”, Nathan Ake tregon avantazhin që ka Man City ndaj Arsenalit në luftën për titull

“Një tjetër sulmues që kam marrë informata se po diskutohet tek Chelsea së fundmi, është Jack Grealish i Manchester Cityt”.

“Chelsea ka raporte të mira me Cityn dhe natyrisht, ata kanë nënshkruar me Raheem Sterling dhe Cole Palmer nga ta gjatë viteve të fundit, që të dy me çmime të arsyeshme”, ka thënë Philipps./Telegrafi/