LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti italian zhvillon bisedime me Lille për transferimin e Edon Zhegrovës

Gjiganti italian zhvillon bisedime me Lille për transferimin e Edon Zhegrovës

Gazetari italian Mirko Di Natale ka konfirmuar se Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova.

‘Bianconerët’ janë duke kërkuar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, kështu që po synojnë që të përforcojnë ekipin në mënyrë që të konkurrojnë në garën më prestigjioze për klube në Evropë.


Kështu që sipas Di Natales, gjiganti italian është duke monitoruar nga afër situatën e Zhegrovës i cili po cilësohet si një kandidat i mundshëm për t’iu bashkuar klubit.

Zhegrova u bë pjesë e Lille në janar të 2022, pasi kompletoi transferimin nga Baseli. Dy vite pas transferimit të tij, ai tani llogaritet një ndër lojtarët kyç të ekipit francez.

Këtë sezon, Zhegrova ka kontribuar me 11 gola të shënuar dhe nëntë asistime në të gjitha garat, duke bërë që të tërheqë vëmendjen e disa klubeve të mëdha, përfshirë Juventusin.

Gaztari gjithashtu ka zbuluar se ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka hapur bisedimet me rrethin e lojtarit, ndërsa duke marrë parasysh se kontrata e tij me Lille është valide deri në 2026, shuma e kartonit të tij vlerësohet të jetë diku rreth 10-15 milionë euro.

Sidoqoftë, për të siguruar shërbimet e tij, Juventusi duhet të mposht konkurrencën nga Napoli që gjithashtu thuhet se janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori