LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti “Fiat” përzgjedh artisten shqiptare Ava Max, si imazh për promovimin e veturës së tyre të re

Gjiganti “Fiat” përzgjedh artisten shqiptare Ava Max, si imazh për promovimin e veturës së tyre të re
Ava Max bëhet imazhi i ri i "Fiat" në promovimin e modelit të ri të kësaj kompanie (Foto: Fiat/Instagram)

Artistja e re shqiptare, Ava Max, është shndërruar thuajse në senizacionin e momentit.

Ajo ka tashmë dy këngë hite në repertoarin e saj të publikuar përbrenda një viti, “Sweet but Psycho” dhe “So am I”, të cilat numërojnë miliona klikime në platformat e mëdha të muzikës si Spotify dhe YouTube.


Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, 24-vjeçarja ka publikuar edhe këngën e saj më të re “Torn”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku, duke kaluar shifrën prej 12 milionë klikimeve në YouTube, për vetëm brenda pak javëve.

Klipi i kësaj kënge është mjaft i veçantë dhe xhirimet janë kryer në Milano.

Ava Max vazhdon të shënojë shifra të larta dëgjimesh në Spotify
Lexo po ashtu Ava Max vazhdon të shënojë shifra të larta dëgjimesh në Spotify

Ava Max vjen si një super heroinë që ndeshet me kriminelët e këqinj në klip, teksa në anën tjetër tërheq një paralele me jetën normale, duke u shfaqur si një vajzë e thjeshtë, por që në një prej skenave thyen xhamin e veturës së të dashurit, duke i prerë atij rripin e sigurimit.

Ava Max në një nga skenat e klipit “Torn” (Foto: Ava Max/Instagram)

E vetura në fjalë, është prodhimi më i ri i markës botërore të veturave, “Fiat”, të cilët kanë mbështetur projektin e ri të këngëtares.

Këngëtarja me prejardhje nga Saranda e Shqipërisë, është bërë imazh i kësaj marke, duk promovuar modelin më të ri të nxjerrë në treg nga kompania me origjinë italiane.

Ava Max bëhet imazhi i ri i “Fiat” në promovimin e modelit të ri të kësaj kompanie (Foto: Fiat/Instagram)

Ka qenë faqja zyrtare e kompanisë “Fiat” në Instagram, ajo e cila ka prezantuar disa fotografi nga xhirimet e klipit “Torn” të shqiptares Ava Max, pikërisht te skena e veturës.

Në mbishkrimin e fotografisë, ata nuk i kanë kursyer komplimentet dhe vlerësimet për shqiptaren, duke e cilësuar si një ndër interpretueset më të mira të muzikës pop.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan kompania “Fiat” në mbishkrimin e këtij postimi.

E grimuar kuq e zi krenohet me origjinën e saj, Ava Max: Kthehem te rrënjët e mia shqiptare
Lexo po ashtu E grimuar kuq e zi krenohet me origjinën e saj, Ava Max: Kthehem te rrënjët e mia shqiptare

Ava Max përndryshe është një artiste me prejardhje shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht tashmë, e cila është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga prindër shqiptarë. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori