LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i madh i Sharapovas, kompania e saj për tre muaj do t’i dhurojë përfitimet për të prekurit nga uragani në Porto Riko (Foto)

Gjesti i madh i Sharapovas, kompania e saj për tre muaj do t’i dhurojë përfitimet për të prekurit nga uragani në Porto Riko (Foto)

Maria Sharapova është zotuar se do t’i dhurojë të gjitha përfitimet e kompanisë së saj, “Sugarpova”, në tre muajt e ardhshëm për t’i ndihmuar të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko.

Tenistja e famshme ruse ka bërë të ditur se kompania e saj e prodhimit të sheqerkave dhe çokollatave do t’ia dhurojë paratë fondacionit të medalistes olimpike të tenisit, Monica Puig.

Monica Puig ka iniciuar fondacion për t’i ndihmuar të prekurit nga uragani Maria (EPA)

Kampionia e pesëfishtë ‘Grand Slam’ dhe Puig zhvilluan një ndeshje miqësore në kryeqytetin e Porto Rikos, San Juan, në dhjetorin e kaluar, kur rusja ishte suspenduar për 15 muaj pasi rezultoi pozitive në doping gjatë Australian Open.

Sa të gjatë janë yjet e Hollywoodit, dhe me kë nga kolegët kanë të njëjtën gjatësi? (Foto)
Lexo po ashtu Sa të gjatë janë yjet e Hollywoodit, dhe me kë nga kolegët kanë të njëjtën gjatësi? (Foto)

24-vjeçarja Puig, e cila i befasoi të gjithë kur u bë medalistja e parë e artë olimpike nga Porto Riko kur e mposhti Angelique Kerberin në ‘Rio 2016’, është angazhuar shumë për t’i ndihmuar bashkëkombësit e saj pas katastrofës natyrore.

“Nga largësia, është e tmerrshme të shohësh se sa po vuan ishulli dhe njerëzit”, ka shkruar Sharapova në Facebook.

Një shtëpi e dëmtuar në Porto Riko (Joe Raedle/Getty Images)

Nga uragani humbën jetën 16 njerëz në Porto Riko dhe qindra mijëra të tjerë mbetën pa energji elektrike, pa kulm mbi kokë, pa ujë dhe gjësende ushqimore.

Shumë yje të njohura nga bota e ekranit, muzikës dhe sportit, kanë nxitur iniciativa të ndryshme për t’i ndihmuar banorët e prekur nga uragani shkatërrues. /Telegrafi/

Shumë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë (Joe Raedle/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori