LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndalon grupin neonazist ‘Nordadler’

Gjermania ndalon grupin neonazist ‘Nordadler’

Ky është ndalimi i tretë i një grupi ekstremist të djathtë në Gjermani këtë vit. Policia bastisi anëtarë të dyshuar të grupit në katër lande federale.

Një grup neonazist i quajtur “Nordadler” (Shqiponjat Veriore) u ndalua të martën nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë.


Policia bëri katër bastisje lidhur me këtë grup në landet federale gjermane të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Saksonisë, Brandenburgut dhe Saksonisë së Poshtme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Steve Alter e njoftoi ndalimin në Twitter, duke thënë se grupi funksiononte kryesisht në internet.

“Ekstremizmi i krahut të djathtë dhe antisemitizmi nuk kanë vend as në internet”, tha ai.

Neo-nazistët gjermanë po trajnohen nga terroristët rusë për trazira, kush është Maik Muller njeri nga udhëheqësit e NDP-së që ka lidhje me Kosovën?
Lexo po ashtu Neo-nazistët gjermanë po trajnohen nga terroristët rusë për trazira, kush është Maik Muller njeri nga udhëheqësit e NDP-së që ka lidhje me Kosovën?

Ministria tha se grupi ndiqte një ideologji nacionalsocialiste dhe gjithashtu operonte nën katër emra të tjerë. Të gjithë emrat i referoheshin stilit të partisë naziste NSDAP për Gjermaninë, për etninë gjermane, “Völkische Revolution” (Revolucioni Nacional), “Völkische Jugend” (Rinia Nacionale), “Völkische Gemeinschaft” (Komuniteti Nacional) dhe “Völkische Renaisance” (Rilindja Nacionale).

Planifikonin një shoqëri fshatare

Ministria tha që anëtarët e grupit ekstremist të djathtë kishin deklaruar besnikërinë e tyre ndaj Adolf Hitlerit dhe përfaqësuesve të tjerë të rëndësishëm të regjimit nazist dhe përdornin simbolet dhe gjuhën e regjimit nazist.

Ajo tha që “Nordadler” po planifikonte një projekt nacional-socialist kolonizimi me njerëz të një mendjeje në zonat fshatare të Gjermanisë.

Në vitin 2018, pas bastisjeve të veçuara kundër grupit, themeluesi i dyshuar i “Nordadler”-it i tha transmetuesit publik NDR se e shihte veten si nazist dhe se po mendoheshin për sulme kundër politikanëve.

Prokuroria Federale njoftoi në atë kohë që grupi kishte provuar të siguronte armë, municion dhe mjete shpërthyese.

Sipas ministrisë, ky është ndalimi i 20-të i një shoqate ekstremiste të krahut të djathtë nga ministria federale e Brendshme e Gjermanisë dhe ndalimi i tretë nga Ministria Federale këtë vit.

Në janar u ndalua “Combat 18” dhe në mars u ndalua “Popujt dhe Fiset e Bashkuara të Gjermanisë”. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori