LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’i dini për Mbappe: 13 fakte për yllin francez

Gjërat që duhet t’i dini për Mbappe: 13 fakte për yllin francez
(Foto: Getty Images)

Kylian Mbappe është një futbollist francez, i cili luan si sulmues për Paris Saint-Germainin dhe përfaqësuesen e Francës.

I lindur në vitin 1998, ai konsiderohet ndër futbollistët e rinj më të talentuar dhe më emocionues në botë.


Karriera e tij profesionale nisi me Monacon, ku luajti rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të Ligue 1 në sezonin 2016/2017.

(Foto: Getty Images)

Më pas iu bashkua PSG-së në një marrëveshje që e bëri adoleshentin më të shtrenjtë në histori të futbollit. Që atëherë, është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të mirë në botë duke fituar shumë tituj të kampionit dhe kupave franceze.

Çfarë kuptimi ka festa e Kylian Mbappes kur shënon gola dhe nga kush u frymëzua
Lexo po ashtu Çfarë kuptimi ka festa e Kylian Mbappes kur shënon gola dhe nga kush u frymëzua

Është shpallur futbollisti i vitit në Ligue 1 dhe ishte ndër futbollistët kyçë të Francës që e fituan Kupën e Botës në vitin 2018.

Mbappe njihet për ritmin e mrekullueshëm, aftësitë dribluese dhe përfundimin mahnitës, ndërsa padyshim që konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.

Mirëpo, cilat janë 13 gjërat që duhet t’i dini për Kylian?

Djaloshi i mrekullive nga Bondy

(Foto: Goal)

Mbappe ka lindur më 20 dhjetor 1998 në Bondy të Francës.

Babai i tij, Wilfried Mbappe, ishte trajner futbolli, ndërsa më vonë u bë agjent i tij. Nëna e futbollistit, Fayza Lamari, ishte një ish-hendbolliste që e ka përfaqësuar Francën.

Ai është shumë i afërt me familjen e tij dhe ka thënë në të kaluarën se babai i tij është frymëzimi më i madh për të.

Cristiano Ronaldo është idhulli i tij

View this post on Instagram

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Francezi e ka pranuar se është një tifoz i madh i superyllit portugez, Cristiano Ronaldo dhe ka thënë se është rritur duke e admiruar ikonën e futbollit.

Brenda jetës së Kylian Mbappe, modelit, frymëzuesit dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Brenda jetës së Kylian Mbappe, modelit, frymëzuesit dhe gjithçka tjetër

Akademia e Monacos

(Foto: Getty Images)

Mbappe iu bashkua Akademisë së të rinjve të Bondyt që në moshën gjashtëvjeçare. Babai i tij ishte njëri prej drejtorëve sportivë të klubit lokal, të cilit i ka shërbyer për 25 vite.

Në vitin 2010, si 12 vjeçar, Kylian shkoi në Akademinë Clairefontaine për tri vite, para se t’i bashkohej Monacos.

Sezoni shpërthyes

(Foto: AS Monaco)

Edicioni 2016/2017 ishte sezoni i shpërthimit të Mbappe, pasi ai pati ndikim të madh për Monacon.

Francezi realizoi 11 gola në Ligue 1 dhe ndihmoi skuadrës ta fitonte titullin e kampionit.

Falë paraqitjeve të tij, siguroi ftesë nga përfaqësuesja e Francës në vitin 2017 dhe në të njëjtin vit e fitoi çmimin ‘Djaloshi i Artë’.

Francezi më i ri që fiton Kupën e Botës

(Foto: Getty Images)

Kylian ishte pjesë e ekipit përfaqësues të Francës që fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2018 duke u bërë futbollisti më i ri francez që luante në një turne tillë dhe që e fitonte Kupën e Botës.

Gjatë atij Botërori, Mbappe realizoi katër gola dhe fitoi çmimin e Futbollistit të ri më të mirë.

Ronaldo krahason Mbappen me vetën
Lexo po ashtu Ronaldo krahason Mbappen me vetën

Miqësia me LeBron James

(Foto: Getty Images)

Mbappe ka raporte të mira me superyllin e NBA, LeBron James dhe është fotografuar me basketbollistin e LA Lakers në shumë raste.

Për më shumë, në janar të vitit 2021, ata i kishin shkëmbyer fotografitë e profileve në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by BBC SPORT (@bbcsport)

Marrëveshja me Nike në vlerë prej 157 milionë eurosh

(Foto: Nike)

Në vitin 2019 nënshkroi marrëveshje dhjetëvjeçare me Nike që besohet të jetë në vlerë prej 140 milionë funtesh (157 milionë euro) plus bonuset.

Sulmuesi ka bashkëpunuar me kompaninë nga viti 2015, por ishte objekt i një lufte ofertash ndërmjet Adidas, Puma dhe Nike, pasi ngriti Kupën e Botës në vitin 2018.

Krahasimi i Messit dhe Mbappes në moshën 23 vjeçare – statistika mjaft premtuese për francezin
Lexo po ashtu Krahasimi i Messit dhe Mbappes në moshën 23 vjeçare – statistika mjaft premtuese për francezin

Futbollisti më i ri që shënon het-trik në finale të Botërorit

(Foto: Getty)

Kylian Mbappe është futbollisti më i ri që ka shënuar tre gola në një finale të Kampionatit Botëror.

Ai e gjeti tri herë rrjetën në finalen e ‘Katar 2022’ kundër Argjentinës, ndërsa ishte 23 vjeç e 11 muaj dhe 28 ditë.

Tri herë radhazi futbollisti i vitit në Ligue 1

(Foto: Getty)

Ylli i PSG-së e ka fituar tri herë radhazi çmimin e Lojtarit më të mirë në Ligue 1 (2018/2019, 2020/2021, 2021/2022).

(Çmimi individual nuk u nda në sezonin 2019/2020 për shkak të pandemisë së COVID-19).

Posedon një flotë automjetesh luksoze

(Foto: Goal/Getty)

Si shumë bashkëmoshatarë të tij, Mbappe është një entuziast i veturave dhe posedon shumë automjete luksoze, ndër të cilat më të famshme janë Ferrari 488 Pista dhe Mercedes V Class.

Një entuziast i lojës ‘FIFA’ dhe yll balline

(Foto: EA Sports)

Mbappe është një fans i madh i video-lojës ‘FIFA’ dhe ka treguar se ka kaluar orë të tëra duke luajtur si fëmijë.

Akoma vazhdon të luajë sa herë që ka kohë, ndërsa ka qenë yll kopertine për FIFA 21, 22 e 23.

Kylian Mbappe fiton Këpucën e Artë – golashënuesi më i mirë në ‘Katar 2022’
Lexo po ashtu Kylian Mbappe fiton Këpucën e Artë – golashënuesi më i mirë në ‘Katar 2022’

Sensacion i rrjeteve sociale

View this post on Instagram

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Futbollisti është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ka afro 100 milionë ndjekës në Instagram dhe 17 milionë ndjekës në Facebook.

Një shpirt i mirë

(Foto: KylianMbappe.com)

Krahas karrierës futbollistike, Kylian është shumë i përfshirë në punë bamirëse.

Ai ka organizatën e vet bamirëse të quajtur ‘Kylian Mbappe Foundation’ që i ndihmon fëmijët e paprivilegjuar në Francë dhe Afrikë.

Fondacioni ofron mundësi arsimimi dhe sporti për fëmijët që në situata tjera nuk do të kishin qasje në to.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori