LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ishte zhdukur ditë më parë

Gjendet i vdekur Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ishte zhdukur ditë më parë

Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur sot pa shenja jete.

Familjarë të tij kanë konfirmuar për Telegrafin, se trupi i pa jetë i Heset Rrahmanit është gjetur në Kaçanik te tuneli i dytë.


“E kemi gjetë para dy ore, fatkeqësisht pa shenja jete. Trupi është gjet në Kaçanik te tuneli i dytë”, kanë treguar familjarët e të ndjerit.

Punëtorët në Gjermani zbulojnë pagat e tyre në rrjetet sociale - shikoni sa paguhen në ndërtimtari dhe infermieri
Lexo po ashtu Punëtorët në Gjermani zbulojnë pagat e tyre në rrjetet sociale - shikoni sa paguhen në ndërtimtari dhe infermieri

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe komuna e Vitisë, e cila i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rrahmani.

“Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.

“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti”, thuhet në njoftim.

Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë ishte zhdukur nga data 14 janar.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Sipas vëllaut të Hesetit, Rrahman Rrahmani, personi në fjalë ka pasur edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/