LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Deçan

Gjendet pa shenja jete një person në Deçan
Foto: Ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në Deçan.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur rrugës 07:00, transmeton Telegrafi.


“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Tutje, policia njofton se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/