LAJMI I FUNDIT:

Gjatë tremujorit të parë, papunësia në Britani të Madhe arrin në 3.9 për qind

Gjatë tremujorit të parë, papunësia në Britani të Madhe arrin në 3.9 për qind

Sipas të dhënave të Zyrës britanike të Statistikave, papunësia në çerekun e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0.1 për qind duke arritur në 3,9 për qind.

Gjithsej numri i të papunëve në vend arriti në 1 milion e 350 mijë apo me një rritje prej 50 mijë persona, përcjell Telegrafi.

Sipas ekspertëve, papunësia në vend në periudhën e ardhshme do të shënojë një rritje të shpejtë për shkak të pandemisë së COVID-19 duke arritur në nivelin e 10 për qind të viteve 1990-ta.

“Britania ka të ngjarë të përballet me recesion serioz këtë vit”, tha ministri britanik i Financave, Rishi Sunak.

Banka e Anglisë parashikon që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar gjatë vitit 2020 mund të tkurret deri më 14 për qind
Lexo po ashtu Banka e Anglisë parashikon që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar gjatë vitit 2020 mund të tkurret deri më 14 për qind

Ekonomia britanike pas stagnimit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në tremujorin e parë të këtij viti u tkurr për 2 për qind.

Banka Qendrore e Britanisë (BoE) më parë kishte theksuar se COVID-19 pritet të shkaktojë një tkurrje prej 25 për qind në ekonominë e vendit në tremujorin e dytë të vitit. /Telegrafi/