LAJMI I FUNDIT:

Gjatë javës së parë të janarit sekuestrohen disa armë dhe municion – arrestohen pesë persona në Prishtinë

Gjatë javës së parë të janarit sekuestrohen disa armë dhe municion – arrestohen pesë persona në Prishtinë

Zyrtarët policor të stacioneve dhe njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë gjatë javës së parë të janarit kanë shoqëruar në stacione policore pesë persona të cilëve u  janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.


“Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/