Njësoj sikur ushtrimet fizike që e mbajnë trupin në formë, ushtrimet mendore mund ta forcojnë mendjen duke e mbajtur të mprehtë kur bëhet fjalë për mendim e memorie.

Memoria mund të fillojë të dobësohet me moshën, por shprehitë e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë që të jeni shumë më të mprehtë përgjatë viteve, transmeton Telegrafi.

Bisedat e thella

Bisedat e thjeshta janë pjesë e madhe e jetës së përditshme. Por, provoni ta thyeni këtë rutinë.

Pavarësisht se a jeni duke e takuar një person të ri apo jeni duke biseduar me një shok/shoqe që e njihni moti, flisni tema më të thella. Ndani idetë se çfarë ju pëlqen, çfarë ju inspiron dhe dëgjoni edhe mendimet e bashkëbiseduesit.

Mësoni diçka të re

Synoni që vërtet të mësoni diçka të re çdo ditë.

Mund të jetë diçka që gjithmonë keni qenë të interesuar, diçka krejtësisht të re për juve apo çfarëdo.

Provoni ta mësoni një instrument muzikor, ta lexoni biografinë e dikujt interesant apo filloni ta mësoni një gjuhë të re.

Në fakt, hulumtimet tregojnë se mësimi i një gjuhe të re e përmirëson funksionin ekzekutiv të trurit, i cili e rritë aftësinë e planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve.

Bëni pyetje

Pyetjet janë mënyra më e mirë për të mësuar. Hulumtimet tregojnë se jeni më të prirë të mbani mend diçka nëse vërtet dëshironi ta dini përgjigjen.

Nëse nga natyra jeni kureshtar, pyetjet i bëni lehtë.

Nëse nuk jeni mësuar të bëni pyetje, atëherë filloni me diçka më të përgjithshme pastaj kushtoni vëmendje se si zgjerohet mendja dhe ku mund të shkoni nga aty.

Mbajeni trupin të shëndetshëm

Nëse trupi është i ngadaltë dhe i pashëndetshëm, edhe mendja mund të vuajë nga pasojat.

Mbajtja e trupit të shëndetshëm është pjesë e rëndësishme për të pasur mendje të mprehtë.

Ushtroni rregullisht ë palestër, dilni të vraponi apo bëni joga.

Kujdes gjithashtu për mënyrën se si ushqeheni dhe mundohuni t’i merrni vlerat e nevojshme ushqyese përmes ushqimit.

Sfidojeni veten

Mbajeni trurin të mprehtë duke e sfiduar veten shpesh.

Mbushni fjalëkryqe, zgjidheni kubin e Rubikut apo ndonjë gjëegjëzë.

Këto janë ushtrime të mira për ta mbajtur mendjen aktive dhe të mprehtë.

Lexoni

Hulumtimet tregojnë se leximi e rritë aktivitetin e trurit, madje edhe disa ditë pas leximit.

Pavarësisht se a preferoni shkencë fiktive, autobiografi, mistere apo novela, mundohuni që të lexoni rregullisht në mënyrë që ta zgjeroni fjalorin, ta forconi imagjinatën dhe ta mbani trurin aktiv. /Telegrafi/