LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë njerëzit me fuqi ‘mbinatyrore’ që befasuan edhe shkencëtarët, njëri prej tyre ndan talentin e ngjashëm të një burri nga Kosova

Gjashtë njerëzit me fuqi ‘mbinatyrore’ që befasuan edhe shkencëtarët, njëri prej tyre ndan talentin e ngjashëm të një burri nga Kosova

Sado e vështirë të jetë të besohet ndonjëherë, gjëra të çuditshme mbi natyrore ndodhin shpesh herë të cilat nuk mund t’i japim një shpjegim.

Thënë kështu, shpesh gjithashtu flitet për njerëz me fuqi mbinatyrore, që kanë befasuar edhe shkencëtarët, transmeton Telegrafi.


Këto janë historitë më të çuditshme që kemi dëgjuar ndonjëherë për njerëzit me aftësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe që mund të përfaqësojnë njerëzimin duke bërë hapa të vegjël përpara në evolucion.

Ngoc Thai

Ndonëse pretendimet e Ngoc Thai nuk janë testuar pothuajse aq rigorozisht sa të disave, nëse ato janë të vërteta, atëherë do të ishin shumë interesante.

Ai thotë se nuk ka fjetur për më shumë se 35 vjet dhe nuk e ndjen nevojën pas gjithë kësaj kohe.

Kjo është një superfuqi që shumë prej nesh pa dyshim do të donim ta kishim ndonjëherë.

Vlen të theksohet se këtë aftësi të jashtëzakonshme pretendon ta ketë pasur edhe një burrë nga Kosova, i cili vite më parë ishte bërë viral në mediet tona duke thënë se nuk kishte fjetur për 33 vjet.

Bëhet fjalë për Faik Canollin nga Prishtina, i cili ishte përballur me probleme të pagjumësisë nga viti 1981.

Prahlad Jani

Ky murg indian pretendoi se ka jetuar pa ushqim për rreth 76 vjet dhe megjithëse mund të ishte e vështirë të besohej, ai kaloi teste të shumta interesante.

Ai i ishte vëzhguar në një dhomë të mbyllur për 10 ditë dhe më pas edhe për 15 ditë të tjera. Murgu indian sugjeroi se mund të ishte e mundur për të jetuar pa ushqim normal dhe gjithashtu nuk kishte nevojë të përdorte tualetin – vështirë të besohet, por në dukje është e vërtetë.

Murgu, i cili vdiq në vitin 2020, pretendoi se Perëndesha Amba i kishte dhënë ujë.

Wim Hof

Wim Hof është ndoshta emri më i njohur në këtë listë, i njohur ndryshe si Iceman. Ai mban rekorde të shumta botërore për aftësinë e tij për të mbijetuar në temperatura jashtëzakonisht të ftohta – duke vlerësuar punën e frymëmarrjes që e ndihmoi të përballonte.

Ai ka qëndruar në ujë me akull për gati dy orë dhe ngjiti Everestin pa këmishë.

Përpjekjet e Hof-it kanë impresionuar jashtëzakonisht shumë disa profesionistë të kujdesit shëndetësor, të cilët thonë se teknikat e tij të meditimit dhe frymëmarrjes mund të jenë efektive në ndalimin e inflamacionit.

Natasha Demkina

Kjo grua ruse u bë e famshme pasi pretendonte se ishte në gjendje të diagnostikonte sëmundjet tek njerëzit vetëm me një shikim, duke sugjeruar se kishte një lloj vizioni me rreze X.

Kjo është vënë në pikëpyetje në mënyrë të përsëritur, megjithatë, pasi rekordi i saj është larg të qenit i përsosur dhe përfshin disa gabime – por nëse ka qenë sado pak real, duket mjaft interesant.

David Browning Smith

David Browning Smith – apo The Rubberboy – është i njohur hiper-fleksibilitetin e tij i aftë për të përkulur dhe shtrembëruar trupin e tij në forma dhe pozicione të rënda që do të dukeshin tepër të dhimbshme për shumicën e njerëzve.

Ai vuan nga sindroma hipermobile Ehlers-Danlos, që shpjegon teknikisht se sa tepër fleksibël është.

Stephen Wiltshire

Ky artist ka një kujtesë të jashtëzakonshme fotografike – ai ka qenë në gjendje të shikojë horizontin e një qyteti dhe më pas ta vizatojë atë me saktësi befasuese shumë herë.

Pasi është testuar edhe me peizazhe të dendura si horizonti i New Yorkut, është e qartë se kujtesa e tij është diçka vërtet e veçantë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori