LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarët që pritet të largohen këtë verë nga Chelsea

Gjashtë lojtarët që pritet të largohen këtë verë nga Chelsea
Chelsea (Getty Images)

Afati kalimtar veror pritet të sjellë shumë largime nga klubi londinez, Chelsea, ku pjesë e tyre janë edhe gjashtë yje që mund ta shohin veten larg Stamford Bridge.

Largimi i trajnerit Anonio Conte nuk pritet të jetë i vetmi te Blutë e Londrës, pasi shumë emra të njohur mendohet ta ndjekin rrugën e tij.


Dështimi në sezonin e fundit duke përfunduar vetëm në vendin e pestë në Ligën Premier ka bërë që drejtuesit e klubit të shikojnë ri-formatin e skuadrës nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarrit.

Chelsea ia cakton çmimin e largimit, skuadrat e mëdha pas Batshuayit
Lexo po ashtu Chelsea ia cakton çmimin e largimit, skuadrat e mëdha pas Batshuayit

Ardhja e Sarrit ka bërë që shumë lojtarë të mos e shohin veten pjesë e planeve të trajnerit italian, pasi ish-udhëheqësi i Napolit aplikon skema tjera të lojës dhe disa nga ta pritet të mos përshtatet fare në rreshtimin e tij.

Sarri pritet t’i largojë shumë lojtarë që i cilëson si të panevojshëm (Getty Images)

Sportskeeda ka përpiluar një listë prej gjashtë futbollistëve që pritet të largohen këtë verë nga Chelsea, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

1.Gary Cahill

Mbrojtësi anglez nuk njihet si lojtar i mirë me topin dhe vitet e tij mbi supe si dhe zgjidhjet e shumta në këtë repart kanë bërë që të jetë ai i pari në listën e largimeve nga qendërmbrojtësit.

2.Victor Moses

Moses ishte adaptuar në formacionin 3-5-2 të Contes, por në formacionin 4-3-3 të Sarrit, nigeriani sheh para vete Willianin si sulmuesi i krahut të djathtë dhe Cezar Azpilicuetan si mbrojtësi i këtij krahu.

3.Michy Batshuayi

Sulmuesi belg mendohet se do të largohet pasi ka para vetes në përzgjedhje Alvaro Moratan dhe Olivier Giroudin, ndërsa Chelsea pritet ta transferojë edhe Gonzalo Higuainin nga Juventusi.

4.Danny Drinkwater

Me Ruben Loftus-Cheek, Ross Barkley, Jorginho, Cesc Fabregas, N’Golo Kante dhe Timeou Bakayoko në garë për pozita në mesfushë, Drinkwater pritet të jetë ai që do të largohet.

5.Kurt Zouma

Zouma është penalizuar shumë nga lëndimet që nga transferimi te Blutë. Në shumicën e sezoneve ai është huazuar tek skuadrat tjera, ndërsa këtë verë pritet ta ndjek fati i njëjtë ose largim përfundimtar pasi nuk ka bindur.

6.Pedro Rodriguez  

Sulmuesi spanjoll ka pasur një sezon të tmerrshëm në 2017-18 duke shënuar vetëm katër gola dhe dy asistime, kështu që drejtuesit e Chelseat nuk duan të shpresojnë më në të.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori