LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarë mund të largohen nga Real Madridi brenda gjashtë muajve, Ancelotti dëshiron të mbajë të paktën njërin

Gjashtë lojtarë mund të largohen nga Real Madridi brenda gjashtë muajve, Ancelotti dëshiron të mbajë të paktën njërin

Afati kalimtar i dimrit, por edhe ai i verës pas mbylljes së sezonit 2023/24 mund të sjell shumë largime nga Real Madridi shkaku i skadimit të kontratave të shumë prej lojtarëve.

Shumë veteranë të Los Blancos janë në muajt e fundit të kontratave me klubin dhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm mund të largohen nga Santiago Bernabeu.


Këtu janë gjashtë lojtarët e Real Madridit, kontrata aktuale e të cilëve me klubin skadon më 30 qershor – dhe përditësimet më të fundit të transferimeve për ta.

Luka Modric

Kroati është më afër largimit sesa qëndrimit për momentin. Al Ittihad (ku luan Karim Benzema) dhe Inter Miami thuhet se janë të interesuar për Modric.

Toni Kroos

Gjermani është në formë të mirë dhe ai mund të shpërblehet me thirrjen për Gjermaninë për Euro 2024.

Carlo Ancelotti dëshiron që 33-vjeçari të shtyjë pensionimin e tij të mundshëm dhe të qëndrojë në Real Madrid edhe për një sezon.

Nacho

Roli i kapitenit do të jetë vendimtar pas dëmtimit të David Alaba në fund të sezonit. Të gjithë besojnë se Nachos do t’i jepet një kontratë e re në fund të sezonit.

Lucas Vazquez

Mbrojtësi i djathtë shfaq performancë të shkëlqyer me Dani Carvajal të dëmtuar. Real Madridi duhet patjetër t’i ofrojë atij një marrëveshje të re së shpejti.

Kepa Arrizabalaga

Marrëveshja e përhershme e Kepas me Real Madrid dukej mjaft e mundshme në fillim të sezonit. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë mes performancave më të mira të Andriy Lunin dhe rikthimit të Thibaut Courtois.

Joselu

Los Blancos kanë ende gjasa ta mbajnë 33-vjeçarin përtej këtij sezoni, edhe pse ai nuk është aq i mirë sa ishte në shtator.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori