eksperti-banner

Nuk ka sjellë fitues por ka sjellë spektakël ndeshja mes Llapit dhe Trepçës ’89 që ka përfunduar në barazim 3-3.

Ndeshja nisi mirë për kampionin në fuqi të Kosovës të cilët fituan penallti qysh në minutën e tretë të ndeshjes.


Por nga pika e bardhë dështoi sulmuesi Shend Kelmendi përballë Beqirit të vendasve.

Mitrovicasit nuk u zhgënjyen nga humbja e penalltisë pasi shënuan golin e parë dy minuta më vonë.

Oto John arriti të shënoj gol pas një kohe të gjatë për ‘Xehetarët’.

24231983 10155856144147243 6063079312061008786 n

Llapi u rikthye në lojë me sulmuesin e tyre më të mirë, Mirlind Daku i cili barazoi shifrat falë një goli të shënuar në minutën e 27.

Dy minuta më vonë i disponuari për lojë, Oto John goditi shtyllën.

Edhe Llapi u kundërpërgjigj me një shtyllë të goditur në minutën e 37’ pas goditjes së Shabanit.

29243626 10156144951277243 1405647297382973440 n

Trepça ’89 shkoi në pushim të pjesëve me epërsi pasi Oto John shënoi në minutën e 44.

Llapi gjeti golin e barazimit 2-2 në minutën e 58’ kur realizoi kapiteni Hamdi Namani me kokë.

89-shi arriti golin e tretë në minutën e 91-të, kur shënoi përsëri Oto John duke kompletuar Het-Trikun e tij.

24296712 10155856147842243 4399362141259304287 n

Por në aksionin vijues Llapi gjeti golin me kapitenin Hamdi Namani i cili shpëtoi skuadrën nga humbja.

Pas kësaj pike Llapi zë pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë të tubuara, ndërsa Trepça ’89 ndodhet tri pozita më poshtë me 36 pikë.

24294390 10155856148787243 9057998060196441146 n

Në ndeshjen e radhës Llapi do të ketë një tjetër duel të vështirë pasi luan si mysafir i Feronikelit.

Ndërkohë kampioni në fuqi, Trepça ’89 do të ketë punë më të lehtë pasi ndeshet si vendas me Drenicën. /Telegrafi/

telegrafi sport app