LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë “dështakët” që i shpenzojnë afër një milion euro në javë Chelseat

Gjashtë “dështakët” që i shpenzojnë afër një milion euro në javë Chelseat

Chelsea aktualisht posedon gjashtë lojtarë që po synon t’i largojë, derisa në total për ta shpenzojnë 832,000 euro në javë.

Skuadra e Thomas Tuchel nuk ka shijuar një start të mirë në para-sezon dhe përsoi një humbje 4-0 kundër Arsenalit fundjavën e kaluar.


Pavarësisht nënshkrimit të Raheem Sterling nga Manchester City dhe Kalidou Koulibaly nga Napoli, skuadra blu nuk është e lumtur tani.

Boehly i Chelseat thërret në takim pronarët e klubeve të Ligës Premier
Lexo po ashtu Boehly i Chelseat thërret në takim pronarët e klubeve të Ligës Premier

Tuchel kritikoi lojtarët e tij për një ‘mungesë angazhimi’ në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe ai e di se ka një skuadër të fryrë.

Daily Telegaph ka raportuar se ai mund të duhet ta durojë atë megjithatë pasi klubet nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për gjashtë lojtarë në veçanti.

Michy Batshuayi, Ross Barkley, Kenedy, Timo Werner, Malang Sarr dhe Kepa Arrizabalaga janë lojtarët në fjalë pasi nuk arritën të bënin përshtypje.

Portieri më i shtrenjtë në botë gjithnjë e më afër kalimit te Napoli
Lexo po ashtu Portieri më i shtrenjtë në botë gjithnjë e më afër kalimit te Napoli

Ata janë të gjithë me një pagë të konsiderueshme në Stamford Bridge dhe ju mund të shikoni më poshtë se sa fitojnë në javë:

Kenedy – 29,748 euro në javë (kontratë deri në qershor 2023)

Michy Batshuayi – 82,097 euro në javë (deri në qershor 2023)

Ross Barkley – 114,223 euro në javë (deri në qershor 2023)

Malang Sarr – 142,785 euro në javë (deri në qershor 2025)

Kepa Arrizabalaga – 184,415 euro në javë (deri në 2025)

Timo Werner – 323,620 euro në javë (deri në 2025)

Kenedy ka pasur pesë periudha të ndryshme huazimi që kur iu bashkua Chelseat në vitin 2015 dhe ishte një startues shokues në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Ëatford.

Ndërkohë, Batshuayi ka pasur të njëjtin numër huazimesh, por nuk i bëri përshtypje turneu. E ardhmja e Armando Brojës duket se është zgjidhur dhe kjo do të thotë se belgu ka tepricë ndaj kërkesave.

Mungesë sulmuesish, por Chelsea e mendon seriozisht shitjen e Wernerin
Lexo po ashtu Mungesë sulmuesish, por Chelsea e mendon seriozisht shitjen e Wernerin

Ross Barkley u paraqit 14 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar, por thuhet se u është ofruar ish-skuadrave Everton dhe Aston Villa.

Malang Sarr ishte rezervë për Antonio Rudiger, por pati vështirësi dhe me ardhjen e Koulibaly, koha e lojës mund të kufizohet.

Chelsea thuhet se është duke eksploruar një marrëveshje për mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe pasi duket se ylli i Sevillas, Jules Kounde ka zgjedhur t’i bashkohet Barcelonës.

Ben Foster parashikon tabelën e Ligës Premier për edicionin 2022/23: Kush shpallet kampion, garat evropiane dhe kush bije në Championship
Lexo po ashtu Ben Foster parashikon tabelën e Ligës Premier për edicionin 2022/23: Kush shpallet kampion, garat evropiane dhe kush bije në Championship

Timo Werner ishte një nënshkrim i madh nga RB Leipzig në vitin 2020, por nuk e ka gjetur pozitën e tij në futbollin anglez.

Më në fund, Chelsea e bëri Kepa Arrizabalaga portierin më të shtrenjtë në botë kur nënshkroi atë në 2018 për 80 milionë euro.

Një vit më vonë ai u zëvendësua si numri një nga Edouard Mendy dhe mbetet larg pozicionit startues.

Ndeshja e parë e Chelseat në Ligën Premier është kundër Evertonit më 6 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori