LAJMI I FUNDIT:

Giroud dhe Leao shpërthyen pas zëvendësimit, Pioli tregon arsyen pse i largoi nga loja

Giroud dhe Leao shpërthyen pas zëvendësimit, Pioli tregon arsyen pse i largoi nga loja

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Napoli, përkundër se kishin epërsi prej dy golave në pjesën e parë.

Por përveç dy pikëve të humbura ka edhe një çështje te Milani që trajneri Stefano Pioli duhet ta zgjidhë, atë me dy yjet kryesorë të ekipit Olivier Giroud dhe Rafael Leao.


Dyshja në fjalë u zëvendësuan në minutën e 81-të dhe qartazi u panë se nuk e pritën mirë, madje portugezi i kërkoi shpjegime trajnerit italian, derisa Giroud u dok shumë i zemëruar.

“Është normale që zemërohem, jam njeri, jo robot. Kam emocione, mendova se mund ta ndihmoja skuadrën. Trajneri ka bërë zgjedhjen e tij, kam respekt për të. Pas pesë minutash isha më i qetë. Nuk doja të lija fushën, doja të ndihmoja ekipin”, tha Giroud pas ndeshjes.

Përfundon pa fitues spektakli i katër golave në “Diego Armando Maradona”
Lexo po ashtu Përfundon pa fitues spektakli i katër golave në “Diego Armando Maradona”

E për këtë shpërthim të futbollistëve të tij ka folur edhe trajneri Stefano Pioli, duke thënë se pa që skuadra ka nevojë për freski dhe se nëse dyshja Giroud-Leao kërkojnë shpjegime atë do t’ia jap në Milanello.

“Ne kishim nevojë për energji të freskët, duke sjellë lojtarë që më pas bënë mirë. Ndryshimet janë bërë për të përmirësuar ekipin, nëse Leao dhe Giroud më kërkojnë shpjegime, unë do t’u jap atyre në Milanelo”, tha Pioli.

“Në Milano kthehemi me një shije të hidhur, sepse ne dominonim dhe nuk duhej të kishim bërë gabimin me të cilin i kthyem vrullin Napolit. Vazhduam të krijonim, nuk ishte e lehtë të krijosh 10 raste në Napoli, por nuk e mbyllëm ndeshjen dhe nuk kaluam më në avantazh kur mundëm”.

“Por në fund pikët vlejnë dhe ne duhet të bëjmë më mirë. Kjo do të thotë se na mungonte diçka. Pulisiç doli për shkak të lodhjes së muskujve, përndryshe nuk do ta kisha hequr kurrë. Ajo që ne themi ndoshta nuk vlen për asgjë, sepse nëse Kalabria do të kishte shënuar me goditjen e Joviçit do të kishit thënë një zëvendësim i mirë”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori