Ajo është në kulmin e karrierës së saj, ka shkëlqyer në Javët e Modës dhe është bërë imazhi i koleksionit të fundit të Tommy Hilfiger.

22-vjeçarja jo vetëm që ka rrëmbyer vëmendjen në Barcelonë për të promovuar këtë bashkëpunim me Tommy Hilfiger, por është përpirë nga fansat të cilët thuajse e kanë bllokuar parakalimin e saj në tapetin e kuq.


gigi hadid 2

Të gjithë donin ta preknin, përqafonin dhe të bënin selfie me të. Ndryshe nga herët e kaluara Gigi është treguar shumë e dashur me fansat e saj, e megjithatë duhej ndërhyrja e rojeve personale që të shkëpusnin modelen nga ajo rrëmujë.

gigi hadid

Ishin pikërisht motrat Hadid ato që rrëmbyen gjithë vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve me bukurinë dhe linjat trupore në sfilatën e fundnit.

Gigi Hadid dhe Bella Hadid edhe pse motra mund të konsiderohen rivale më serioze të njëra-tjetrës.

GigiHadid

Ato janë modelet më të shtrenjta në botë dhe vazhdojnë të jenë single e pa të dashur.

/TCH/Telegrafi/